Riatdhesohen pesë shqiptarët e parë nga Siria, Kreu i Antiterrorit: Do kthehemi shumë shpejt për të marrë të tjerët

Amar Rasha, Emel Rasha,Hatixhe Rasha nëna e tyre Floresha Rasha dhe Endri Dumani, kanë prekur tokën shqiptare pas shumë vitesh në Siri.

Pesë shqiptarët që u shpëtuan nga kampi Al-Hol në Siri, mes të cilëve katër fëmijë, mbërritën mesditën e së martës në aeroportin e Rinasit nën shoqërinë e kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

Pranë aeroportit të Rinasit kanë qenë të pranishëm edhe dhjetëra familjarë të fëmijëve që po prisnin me padurim kthimin e tyre.

Në këtë pritje nuk kanë munguar edhe lotët. Në një intervistë për gazetarin e TCH, Muhamed Veliu, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka nuk i ka përmbajtur dot lotët duke thënë se është shumë e emocionuar.

Gjaçka: Janë fëmijë të vegjël ç’të bëj. Jam shumë e emocionuar.

Ndërkohë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu teksa mbante një fëmijë në krah ka thënë: Jam e emocionuar që ja mbërritëm kësaj dite të gatshëm për tu kujdesur edhe më tej. Do i kenë të gjithë me të gjithë integrimin dhe socializimin.

Ndërkohë kryeministri Rama me zërin që i dridhej nga emocionet është shprehur: Shumë mirë, duhet të kthen edhe të tjerët. Po punojmë dhe më herët se vonë do vijnë edhe të tjerët.

Ardhja e 5 shqiptarëve në Shqipëri u shoqërua edhe nga kryeministri Edi Rama i cili një ditë më parë udhëtoi drejt Libanit. Pas riatdhesimit kreu I qeverisë DHA një deklaratë për mediat ku tha se një operacion tjetër do të pasojë fazën e dytë të riatdhesimit.

Gjithashtu ai shtoi se vështirësitë janë të mëdha për shkak se disa prindër të bllokuar në kamp, nuk janë gati të rikthehen.

“Është një proces i komplikuar, sepse janë në mes disa prej prindërve që mbeten në pozicionet e tyre të radikalizuara, janë në mes forcat kujdestare të kampit dhe nuk janë forca të njëjta me ato që duhet diskutuar për të kaluar pa surpriza”, tha kryeministri Rama.

Këto janë pamjet kur Njësia Speciale Atni-terror hyri në kampin e ferrit me qëllim evakuimin e 70 shqiptarëve të bllokuar. Gledis Nano kreu i kësaj njësie u shpëresh se ky operacion nuk është motiv për t’u çlodhur teksa shtoi se shumë shpejt do të nisë një tjetër operacion shpëtimi.

“Po patjetër, po presim kryerjen  e procedurave. Nuk është justifikim të çlodhemi, por të kryejmë procedurat për operacionin tjetër”, tha ai.

Türk polisinden Arnavutluk polisine eğitim desteği - Son Dakika Haberleri | STAR

Drejtori i Antiterrorit, Gledis Nano në një prononcim të shkurtër për mediat nga aeroporti i Rinasit pas mbërritjes në Shqipëri të 4 fëmijëve dhe një gruaje nga kampi i Al-Holit në Siri, u shfaq i emocionuar dhe u shpreh i rezervuar lidhur me detaje nga operacioni i shpëtimit që siç tha ishte shumë kompleks.

Ai u shpreh i bindur në vijimin e operacionit për të shpëtuar fëmijët e tjerë, që prej vitesh kanë ngecur në kampin e ferrit.

“Veç detajeve që s’mund t’i bëjmë të ditura janë edhe emocionet, jo vetëm si punonjës i policisë por edhe si prind për të shpëtuar jetën e 4 fëmijëve.

Po presim vetëm kryerjen e procedurave për të udhëtuar në misionin tjetër. Problematikë tjetër është se dhe në Liban situata s’është e lehtë, u nisëm  për disa ditë dhe qëndruam në mision 5 javë. Ka 1500 të prekur nga coronavirus në Liban, këto problematika na kanë bërë të ecim më ngadalë”, u shpreh kreu i Antiterrorit.

Pesë shqiptarët e riatdhesuar mes tyre katët të mitura momentalisht do të qëndrojnë në Shtëpinë Ushtarake të Pushimit në Durrës, ku një strukturë e posaçme do të angazhohet për riintegrimin e tyre në shoqëri.