Rusia, Franca dhe SHBA, Deklaratë të përbashkët me thirrjen për armëpushim të menjëhershëm në Nagorno-Karabak

Deklaratë e përbashkët me thirrjen për armëpushim në Nagorno-Karabak

Ministri i Punëve të Jashtme të Federatës Ruse Sergej Lavrov, Ministri i Evropës dhe Punëve të Jashtme të Francës Jean-Yves Le Drian dhe Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Michael R. Pompeo, të cilët përfaqësojnë vendet-bashkëkryetarë të Grupit të Minsk-ut të OSBE-së, dënojnë në mënyrë më të fuqishme përshkallëzimin e rrezikshëm dhe të paprecedentë të dhunës në zonën e Nagorno-Karabakut dhe jashtë saj.

Ministrat theksojnë fort se sulmet e kohëve të fundit, të cilat, siç supozohet, synonin objekte civile, si përgjatë vijës së kontaktit ashtu edhe në territoret e Azerbajxhanit dhe Armenisë jashtë zonës së konfliktit të Nagorno-Karabakut, si dhe disproporcionaliteti i sulmeve të tilla paraqesin një kërcënim të papranueshëm për stabilitetin në rajon.

© Argumentum