Sekretarit i Shtetit i SHBA-së, Pompeo do të jetë folësi kryesor i Forumit të Ballkanit Kundër Anti-Semitizmit në Tiranë

Sekretarit i Shtetit i SHBA-ve, Michael Pompeo ka konfirmuar se do të jetë folësi kryesor i Forumit të Ballkanit Kundër Anti-Semitizmit 2020.

“Lufta kundër antisemitizmit është një domosdoshmëri dhe kritike morale për promovimin e lirisë fetare. Është nderi ynë të shpallim Sekretarin e Shtetit të SHBA Michael Pompeo si folësin kryesor të Forumit të Ballkanit 2020 Kundër Anti-Semitizmit” – shkruan Lufto Antisemitizmim në Twitter.

Parlamenti i Republikës së Shqipërisë, në partneritet me Lëvizjen Lufto antisemitizmin (CAM) dhe Agjencinë Hebraike për Izraelin, ka marrë vendimin historik për të pritur për herë të parë “Forumin e Ballkanit Kundër Anti-Semitizmit 2020.

Ky takim do të jetë në kuadër të luftimit të paragjykimeve dhe fanatizmit dhe do të mbahet në 28 Tetor 2020 në orën 16:00.

“Qëllimi i konferencës do të jetë krijimi i një fronti të bashkuar midis Ballkanit për të punuar së bashku në mënyrë që të zhduket plaga e antisemitizmit nga ligjërimi dhe të krijohet shoqëri më e mirë, më tolerante për brezat e ardhshëm.” – thuhet në njoftim.

 

Tags