Shefja e ONM dhe Komisioneri Varhely: Të ndalen sulmet e padrejta ndaj vetingut

Reforma në drejtësi duhet të vijojë. Sulmet  e padrejta duhet të ndalen” Këto janë mesazhet që dy zyrtarët e  lartë, Komisioneri i Zgjerimit në BE, Oliver Varhelyi, i shoqëruar nga shefja e ONM-së, Genoveva Ruiz Calavera dhanë dje në takimin  me anëtarët e Institucioneve të vetingut.

Unë vlerësoj profesionalizmin dhe punën e tyre të palodhur. BE mbështet fort procesin e vetingut që është çelësi për të dërguar Shqipërinë më afër BE-së” u tha Varhelyi anëtarëve të vetingut.

Ndërkohë Calavera përcolli mesazhin për ndalimin e sulmeve të padrejta.

Është e rëndësishme që procesi i vetingut të vijojë me të njëjtin profesionalizëm dhe vendosmëri për të siguruar që që Reforma në Drejtësi të japë më të mirën për qytetarët shqiptarë. Sulmet e padrejta duhet të ndalen”, shkruan Calavera në një postim në Twitter.

Oliver Varhelyi (4)

Oliver Varhelyi (3)