Speciale/ Takimi Dendias-Rama: ”Ridimensionim të marrëdhënieve greko-shqiptare. Deti çështje e Drejtësisë Ndërkombëtare”

Vizita e Minisitrit të jashtëm grek në Shqipëri, Nikos Dendias, edhe pse u prit me protesta nga Komuniteti Çam, duket një vizitë e sukseshme nisur nga dakordësia e dy palëve për temat më të rëndësishme që prekin dy vendet.

Kryeministri Rama siguroi Shqiptarët që nga Greqia nuk do të ketë “pushtim” as nga deti e as nga toka duke ironizuar  se i vjen keq për “patriotet e detit ” të cilet sipas tij duhet të gjejnë një motiv tjetër për të  shpallur patriotizmin e tyre.

Në këtë takim u diskuta për marrëveshjen e Detit për të cilin u dakordësua që kjo cështje do të jetë në duart e  drejtësiës ndërkombëtare. Ndërsa u preken tema të tjera si minoriteti grek në shqipëri, emigrantet shqiptarë në greqi dhe e drejta për pensionet. Po ashtu Greqia dhe Shqipëria do të mbajnë për herë të parë  mbledhjen e parë ndërqeveritare mes dy vendeve.

Një lajm i mirë i përcjellë nga Minsitri Dendias në emër të Kryeministrit grek Mitsotakis është diskutimi për heqjen e ligjit të luftës nga pala greke, të cilin vetë ministri grek e quajti me të drejtë anakronizëm.

Në këtë takim zyrtar Kryeministri Rama kishte zgjedhur sërish një kollare unike , e cila kishte simbolet e flamurit shqiptar ,ndoshta një mesazh ky  për të treguar se interesi kombëtarë është i  pari?!

Në konferencën me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias, Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën e tij  me një falënderim për vendin fqinj për ndihmën që ofruan më 26 nëntor të vitit të kaluar, kur vendi ynë u godit nga tërmet shkatërrimtar.

Teksa i shprehu mirënjohje ministrit, që sipas tij, ka qenë pranë shqiptarëve në ato momente dramatike, kreu i qeverisë shqiptare theksoi se trupat greke të kërkim-shpëtimit rrezikuan jetën për të shpëtuar njerëz poshtë rrënojave.

“Greqia, fqinj i çmuar”, Rama me kollare me flamurin shqiptar në takimin me ministrin grek: Kemi hapur një kapitull pozitiv

“Sot e mirëpresim mikun tonë për të folur për rrugën e përbashkët të së ardhmes si dy fqinjë që nuk e kemi zgjedhur njëri tjetrin por jemi bashkë nën të njëjtin diell prej mijëra vjetësh dhe kemi detyrimin që të bëjmë më të mirën dhe në nivelin politik kemi detyrimin që të bëjmë atë që njerëzit e zakonshëm bëjnë në marrëdhëniet e përditshme dhe që ne duhet t’i ngremë në të njëjtin nivel pritshmërie, ambiciesh, shpresash. Me këtë frymë ne kemi hapur një kapitull shumë pozitiv me qeverinë e Greqisë. Dua ta risjellë faktin se përvec ministrit që ka qenë këtu presonalisht, kryeministi ka qenë ndër të parët që është interesuar pas tragjedisë dhe ka qenë në vijëmësi i dëshiruar për t’u informuar qoftë për kërkim shpëtimin dhe rindërtimin dhe i gatshëm së bashku me qeverinë edhe në atë moment vështirësie që u krijua në kufi si rezultat i masave të marra.

Greqia ka qenë një partner strategjik dhe mbetet, e konsiderojmë Greqinë një fqinj të çmuar dhe patjetër që partneriteti ynë është një partneritet për të ardhmen duke mos harruar gjithçka që na lidh nga e shkuara. Greqia ka qenë një ndër vendet që jo vetëm morëm pjesë por u përfshi në dhënien e kontributeve të drejtpërdrejta gjatë konferencës së donatorëve. Dhe ne sot kemi konfirmuar atë që kemi dakordësuar më parë për të adresuar dhe zgjidhur me frymë kontruktive dhe vullnet të mirë të gjitha çështje që duhet zgjidhur që janë çështje për të mirën e të dy vendeve, jo e Greqisë. Nuk i përket Greqisë çështja e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri, nëse duam për monoritetin grek dhe të gjitha të tjerat standartet më të mira këtë nuk e bëjmë se e kërkon Greqia, por sepse është në nderin dhe vizionin tonë për shtëpinë tonë të përbashkët, Shqipërinë.

Kjo vlen dhe për Shqiptarët që jetojnë në Greqi dhe besojmë se sic është në interesin tonë, që të kenë kushtet më të mira, ashtu është dhe në të mirën e tyre. Nuk kemi pasur asnjë hezitim kur vjen puna për të bërë maksimumin për minoritete. Kemi diskutuar për cuar më tej axhendën në këtë drejtim, për legjilacionin që duhet plotësuar dhe për të gjithë elementët e tjerë që kanë të bëjnë me jetën e njerëzve me një gjuhë amëtarë tjetër, me një kultuë dhe një domosdoshmëri për ta ruajtur gjuhën e tyre. Falë vullnetit të mirë të kryeministrit grek dhe qeverisë, u bë njohja në parlament e patentatave.  Diskutimi për pensionet është një diskutim që është i hapur, por qoftë me Greqinë dhe Italinë ku është prania më e madhe e emigrantëve, s’është diskutim i lehtë, për këtë arsye procesi i diskutimit vazhdon me shprehjen e vullnetit të mirë për ta zgjidhur këtë proces”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama jep lajmin se  Shqipëria e Greqia do i drejtohen drejtësisë ndërkombëtare për çështjen e detit.

Rama zbulon se bashkë me Dendias kanë rënë dakord që së bashku t’i drejtohen instancave ndërkombëtare për të zgjidhur këtë çështje të debatuar.

Më tej ai thotë se asnjë çështje nuk është e pazgjidhshme dhe nuk do të ketë asnjë pushtim të Shqipërisë nga Greqia nëpërmjet detit.

E kam shumë të qartë që të gjithë i kanë veshët e hapur lidhur me pushtimin e ardhshëm që Greqia do i bëjë Shqipërisë mes detit. Nuk do ketë pushtim. Më vjen keq që do zhgënjehen patriotët e detit.

Mund ta them me kënaqësi sot, se kemi rënë dakord me Greqinë që këtë çështje ta trajtojmë në instanca ndërkombëtare. Do i drejtohemi së bashku drejtësisë ndërkombëtare.”- tha Rama.

Kryeministri Rama gjithashtu nëpërmjet këtij lajmi ka sumuar edhe ata që e akuzuan për marrëveshjen e detit duke thënë se i vjen keq për ‘patriotët e detit’.

Ndërsa, ministri i jashtëm  grek shprehu vullnetin për mbështetjen e Shqipërisë në procesin e integrimin europian. Dendias tha se urë e lidhjeve mes dy vendeve është minoriteti grek në Shqipëri, po ashtu edhe shqiptarët që punojnë në Greqi.

Ministri grek Nikos Dendias ka bërë me dije se heqja e ligjit të luftës do të zgjidhet së shpejti. Për Dendias, integrimi i Shqipërisë në Be është një objektiv i përbashkët duke u shprehur i gatshëm për të ndihmuar në dije teknike.

Gjatë takimit me Edi Ramën, Ministri i Jashtëm grek, Dendias, falënderoi kryeministrin e vendit për fjalët e mira që tha rreth përpjekjeve që shteti grek ka bërë për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë, konkretisht në ngjarjen e tërmetit.

Ai solli në vëmendje përfaqësinë e Shqipërisë në OSBE ODHIR duke theksuar se kjo është shumë e rëndësishme për qeverinë shqiptare.

Sa i përket marrëdhënieve bilaterale mes Shqipërisë dhe Greqisë Dendias tha se na bashkojnë shumë gjëra.

Ministri grek premton heqjen e ligjit të luftës: Për detin shkojmë në Hagë, gati për çdo përpjekje

Prezenca ime sot këtu synon pikërisht në nënvizimin e një agjende dinamike dhe pozitive të marrëdhënieve tona. Ne kemi një vullnet shumë të fuqishëm që ti çojmë këto marrëdhënie akoma më lart dhe të zgjidhim në një klimë të një respekti dhe besimi reciprok të gjitha ato gjëra që kanë mbetur pezull”,- u shpreh ai.

Minoriteti grek që jeton në Shqipëri dhe mijëra qytetarë shqiptar që jetojnë dhe punojnë në Greqi u cilësuan nga Dendias, si ura lidhëse duke qenë se sipas tij të dyja palët kanë ndikuar në zhvillimin ekonomik të dy vendeve.

“Ju falenderoj ngrohtësisht dhe nga zemra për mikëpritjen. Është kënaqësi dhe gëzim që rikthehem në Shqipëri pas një viti, herën e mëparshme kisha ardhur këtu pas tërmetit në Durrës, kam ndenjur për të parë se si do të qëndrojmë pranë jush, do doja t’ju falenderoj për fjalët e mira që thanë, është një përpjekje miqsh, që rezaton ndjesitë reale të popullit grek. Vizita ime ndodh në kushte shumë më të mira, Shqipëria tregoi se brenda kushteve të COVID  mund të ushtrojë një presidencë të OSBE esenciale, kjo është esenciale. Na bashkojnë shumë gjëra, duhet t’i vazhdojmë këto marrëdhënie akoma më lart. Një urë janë mijëra shqiptarë që punojnë në Greqi, më lejoni të theksoj kontributin esencial të grekëve në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë dhe e kundërta. Nga ana jonë ne jemi të gatshëm  të marrim vendime në dobi të vendeve tona,  integimi i Shqipërisë është një objektiv i përbashkët dhe ne jemi të gatshëm që të ofrojmë dijet teknike ku ju mendoni se ju nevojiten, Greqia ka mbështetur në mënyrë të qëndrueshme integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Me Cakajn diskutuam për përcaktimin e hapësirave detare, zgjidhja do jetë në dobi të dy vendeve,  jam shumë i lumtur për të përsëritur se duke analizuar këtë çështje ne kemi rënë dakord të kalojmë të dyja vendet së bashku në të drejtën ndërkombëtare në Hagë. Kjo marrëveshje mbështete në një qëndrim të të dyja vendeve për zgjidhjen e konvergjencave, u referuam dhe në marrëveshjen që dy venet kanë në 1996, ajo ka nevojë për thellim që të ecim së bashku në një marrëveshje të re sa i përket partneriteti strategjik, që të bëjmë një mbledhje të përbashkët. Kemi referuar çështjen e ligjit të luftës, kjo është anakronizëm do e zgjidhim së bashku dhe po e them nga Tirana me urdhër të kryeministrit, diskutuam edhe për urën. Nuk duhet të humbasim kohë, Shqipëria ka bërë progres për minoritet, mundet dhe japin mudësinë që të kalojnë në axhendën e tonë pozitive.,tha minsitri grek .

Një mesazh grek nga Tirana për Turqinë

Ministri i jashtëm grek, në konferencën me Kryeministrin Rama, surprizoi edhe me një koment lidhur me fqinjin  grek,Turqinë.

“Një vend që është kandidat për BE lëviz në drejtim të kundër të BE, Turqia. Ajo po shkel kriteret themeltare në BE, politike dhe ekonomike, i kemi dërguar Varlehey duke theksuar se Turqia po shkel Unionin doganor, kam vendosur këtë çështje me keqardhje që Komisioni të evidentojë të gjitha shkeljet deri në tërheqjen e Unionit doganor”, tha Dendias.

Edhe pse nuk ishte në axhenden shqiptare diskutimi për marrëdhëniet dy palëshe greko-turke, si duket kryediplomati grek zgjodhi Shqipërinë si vend “mik e vella” i Turqise për të përcjellë zhgënjimin grek për levizjet e shtetit turk  në drejtim të kundërt me BE-në.

Kryeministri Edi Rama i gjendur i papërgatitur para kësaj deklarate, iu përgjigj me “Ejvallah”, duke e përshëndetur në gjuhën turke  si për të treguar që ai  është në krah  me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ./m.d

/argumentum.al

© Argumentum