U dëbua nga ‘Nisma Thurje’? Reagon Rudina Hajdari: Nuk di të ketë tërheqje nga projekti

Vetëm pak orë pas deklaratës së Panio Sokos, i cili u shpreh se bashkëpunimi i projektuar mes tyre kishte kuptim në një realitet me lista të hapura, ka ardhur dhe reagimi i Hajdarit.

Levizja e re qe po krijojme quhet Nisma dhe pjese e saj jane edhe aktiviste te Nismes Thurje por jo vetem. Jemi nje grupim i larmishem profesionistesh e qytetaret te cilet po kerkojme ndryshim. Nuk e kam ndjekur deklaraten e Panos, por nga komunikimet qe kam patur me drejtues te Thurjes, nuk di te kete terheqje nga projekti. Me vjen mire qe ajo qe po bejme ka kaq shume interes dhe ngjall kaq shume debat ne shoqeri. Ky eshte tregues se po lind dicka e shendetshme,”– u shpreh Hajdari.

Kujtojme se Aktivisti i Nismës “Thurje”, Pano Soko tha për Euronews Albania se Nisma ‘Thurje’ nuk do të kthehet në parti politike.

Ai përjashtoi mundësinë e bashkëpunimit me deputeten Rudina Hajdari, gjë që sipas tij është i pamundur në kushtet e votimit të ndryshimeve në Kodin zgjedhor, ku futja e herësit në listat e hapura, bëhet pengesë për kthimin e ‘Thurjes’ në parti politike.

Pas një falënderimi për gjithë këmbënguljen që Hajdari bëri për hapjen e listave gjatë kësaj kohe, Soko u shpreh se bashkëpunimi i projektuar mes tyre kishte kuptim në një realitet me lista të hapura, gjë e cila nuk ndodhi. Kështu,  ai e tha në mënyrë indirekte se  bashkepunimi mes tyre tashmë ka marrë fund.

Ishte vetë kryeministri që na mburri me aq patos letrar dëshirën për të hapur listat.

Po kur vjen puna për ta bërë gjënë konkrete, efektivisht ajo që bëri ishte mbajta e ‘status quos’. Ne vazhdojmë siç ishim, nuk asnjë ndryshim. Ndryshimet janë teorike. Ky është realitet.

Nuk do të futet asnjë kandidat i votës preferenciale, asnjë nuk do të mundet ta superojë listën e përcaktuar nga kryetari.  10 mijë vota nuk ka burrë nëne në Shqipëri që i merr”, tha aktivisti i Nismës “Thurje”.