Vizita e Dendias në Shqipëri/ Shoqata “Çamëria” dhe PDIU paralajmërojnë protestë: Mos harro Çamërinë!”

Shoqata patriotike “Çamëria” dhe Partia, Drejtësi, Integrim dhe Unitet ditën e nesërme do të zhvillojnë një tubim para Ministrisë së Jashtme. Qytetarët janë të ftuar për të protestuar për Çështjen Çame, heqjen e ligjit të luftës nga Greqia dhe çështjen e ndarjes së detit.  Ditën e nesërme në Tiranë do të vijë për një vizitë zyrtare Ministri i Jashtëm i Greqisë.

Deklarata e plotë e PDIU
“Mos prek Shqipërinë!”

“Mos harro Çamërinë!”

Shoqata patriotike “Çamëria” dhe Partia, Drejtësi, Integrim dhe Unitet ftojnë të gjithë shqiptarët nesër në orën 11:00, përpara Ministrisë së Jashtme, në tubimin paqësor për:

Çështjen Çame

Heqjen e ligjit të luftës

12 miljet detare shqiptare, Greqia I ka në Prevezë

I bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve, të gjitha shoqatave patriotike të na bashkohen përpara Ministrisë së Jashme, për të protestuar së bashku me rastin e vizitës së ministrit të jashtëm grek, Nikos Dendias, vizitë e cila nuk parashikon asnjë nga çështjet që shqetësëojnë shqiptarët, por çon përpara axhendën greke.

I bëjmë thirrje qeverisë shqiptare të marrë parasysh axhendën e BE, e shprehuar nga ish komisioneri Hahn, e cila përcakton si çështje:

zgjidhjen çështjes çame

heqjen e ligjit të luftës

marrëveshjene detit.

Kufijtë tokësorë dhe detarë të Shqipërisë janë të njohura që në 1913, 1925, 1926-n dhe askush nuk mund të fali det apo tokë, kushdo që i thotë vetes patriotë.

Problemet me Greqinë zgjidhen vetëm me dinjitet, reciprocitet dhe dije.

Shqipëria nuk ka më as det, as tokë për të falur

Nesër ora 11:00

Përpara Ministrisë së Jashmte, Tiranë.