Zonja Ministre, Frikë JO, Kujdes PO!

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, e nisi fjalimin e sotëm në parlament  me një lajm të mirë :”Shqipëria sipas “The Lancet”, një ndër revistat më prestigjoze akademike është vlerësuar me 70 pikë nga 100 pikë të mundshme. Duke e krahasuar sistemin shëndetësor dhe pikërisht mbulimin shëndetësor universal në Shqipëri me një rezultat shumë më të mirë, krahasuar me vitet e mëparshme. Kjo për faktin e thjeshtë të investimeve të bëra nga qeveria shqiptare, përsa i përket efikasitetit të trajtimit të sëmundjeve”, tha Ministrja.

Të gjitha këto janë vlerësime të rëndësishme që ne marrim jo nga studime të bëra nga organizata të paçertifikuara, jo nga grafikë të bërë me matematikë të gabuar, por nga revista prestigjoze, në të cilat punojnë më shumë se 5 mijë bashkëpunues akademikë, me metodologji të unifikuar dhe burime të dhënash të sakta. Dhe këto janë faktet, vijon ministrija krenare me vlersimin që i është bërë shqipërisë në luftën ndaj Covid-19 .

Me tej Ministrja paraqet dhe thekson edhe njeherë strategjine e përdorur që në fillim, ku përfshin shtimin e stafeve mjekësore, shtimin e punonjësve, ku  150 punonjës janë përfshirë në sistemin shëndetësor për të mbështetur stafet aktuale dhe për të përgatitur stafe për të shërbyer në strukturat që do të hapim, COVID3 dhe COVID4.

Por ndërkohë që nga njëra anë prezantohet strategjia e sukseshme e qeverisë, shoqëruar dhe me vlersimin ndërkombëtar në përballje ndaj Covid-19, në fund  Ministrja Manastirliu  bëri një parashikim trondites.

Nëse spitalet me covid në Shqipëri do mbingarkohen, do të përballemi me zgjedhjen se kush do të trajtohet i pari. “Do të na duhet të përzgjedhim ashtu siç ka ndodhur në vendet e mëdha” tha zonja Manastirliu.

Një parashikim që, së pari rrëzon gjithcka që Ministrja  përmendi më sipër, lidhur me masat që po merren në funksion të frenimit të përhapjes së COVID 19 .

Së dyti, Ministrja padashur konfirmon ato zëra, aludime, akuza , pretendime  që disa paciente nuk janë trajtuar nga mjekët dhe kanë humbur jeten. A është në gjendje të dëshmoje dhe a mund ta marrim të mirëqenë këtë deklarate të papërgjegjshme të ministers?

Cili vend në Europë dhe botë ka deklaruar që kanë bërë zgjedhje selektive se kush prej  të semureve duhen trajtuar?

Kujtojmë se përtej kapaciteteve spitalore, janë hapur me qindra spitale të improvizuar në shkolla, fusha futbolli apo dhe janë ndërtuar spitale që pikërisht  askujt të mos i mungoje trajtimi pavarësisht të gjitha vështirësive.

Së treti dhe me e rëndësishmja , duke qene se në këtë kohë pandemie, jemi gjithë “sy e veshë”  drejt qeverisë , kjo deklarate e Ministres se Shëndetsisë  na  trondit.

Duhet kuptuar se jo kjo pandemi, ka prekur cdo fushe jetësore dhe cdo shtrese shoqërore . Duke mos folur për anën ekonomike, le të përqëndrohemi vetem tek ajo sociale-shëndetsore.

Sigurisht ne shikojmë cdo ditë shifra nga ISHP dhe MSH ku flasin për  viktima, të shtruar, të shëruar  të personave që janë të prekur drejpërdrejtë nga Covid-19, por harrojmë dhe ata që janë të prekur indirekt  nese mund ta quajmë kështu nga Covid-19,per te cilet askush nuk flet e aq me teper te kujdesen.

Janë me qindra persona që vuajnë nga stresi dhe gjendja e ankthit, krijuar pikërisht nga kjo situate pandemie. Disa të tjere vuajnë nga zemra dhe të tjerë nga depresioni, kjo e fundit bëhet shpesh herë vdekjeprures për shkak të ngarkeses së madhe psikologjike që shoqëron kjo pandemi.

Ndaj kjo deklarate përvecse që rrëzon reklamimin e punës së bërë nga ana e qeverisë për menaxhimin e  pandemisë, është e pavend dhe aspak ndihmuese ndaj të gjithë atyre njerëzve që  presin pak shpresë nga të gjithë ju.

Madje mund të rëndojë  psikologjik të gjithë ata që janë më të ndjeshëm  të cilët nuk po e përballojnë dot  dhe fatkeqësisht askush nuk po kujdeset për ta.

Ndaj zonja Ministre mjaft me parashikime ogurzeza, sot të gjthë kemi nevojë për kujdes, shpresë por jo frikë . Si duket e keni harruar moton që deri dje ju dhe gjithë qeveria e trumbetonit kudo; ” Frike JO, Kujdes PO! /m.d

/argumentum.al

© Argumentum