11 pikat e marrëveshjes për Nagorno-Karabakun.

Paqja e ndërmjetësuar nga Rusia në konfliktin azero-armen në Nagorno Karabakh parashikon 11 pika të cilat janë bërë sot publike. Konkretisht marrëveshja e firmosur nga tre përfaqësuesit e përfshirë në diskutime janë:

  1. Armëpushimi hyn në fuqi në mesnatën e 10 nëntorit me orën e Moskës.
  2. Azerbajxhani dhe Armenia do të qëndrojnë në pozicionet aktuale.
  3. Armenia dhe Azerbajxhani do të shkëmbejnë robërit e luftës.
  4. Në Karabakh, në vijën e kontaktit dhe përgjatë korridorit që lidh Armeninë me Karabakun, do të dislokohen paqeruajtës rusë – një total prej 1960 njerëz të pajisur me armë të lehta, 90 transportues të blinduar dhe 380 të mjete dhe pajisje specialistësh.
  5. Të gjitha nyjet e kalimit do të zhbllokohen.
  6. Paqeruajtësit rusë do të dislokohen paralelisht me tërheqjen e ushtrisë armene. Kontigjenti rus do të qëndrojë në Nagorno-Karabakh për 5 vitet e ardhshme, afat që do të zgjatet automatikisht nëse asnjë prej palëve nuk kërkon tërheqjen e tyre 6 muaj para skadimit të tij.
  7. Për të siguruar zbatimin efektiv të asaj që është rënë dakord, paqeruajtësit do të krijojnë një qendër për monitorimin e armëpushimit.
  8. Armenia do t’i rikthejë rajonin e Kelbajarit Azerbajxhanit duke nisur nga 15 nëntori, atë të Laçinit që nga 1 dhjetori,ndërsa korridori i Laçinit (i gjerë 5 km) do të mbetet nën kontollin armen, me synim mbajetjen e lidhjes mes Armenisë dhe Nagorno-Karabakut, pa cenuar statusin e Shushas. Më tej akoma, Armenia duhet t’i dorëzojë Azerbajxhanit, Agdamin dhe pjesë të rajonit të Gazas duke nisur nga 20 nëntori.
  9. Në tre vitet e ardhshme, do të përpunohet një plan për ndërtimin e një rruge të re përgjatë korridorit Laçin, që do të mundësojë lidhjen mes Stepanakert dhe Armenisë dhe një kontigjent rus do të dislokohet aty. Azerbajxhani do të gatantojë sigurinë e transportit të civilëve në këtë korridor.
  10. Refugjatët do të kthehen në shtëpitë e tyre në Nagorno-Karabakh, i cili do të kontrollohet nga Përfaqësuesi i Lartë i OKB-së për Refugjatët.
  11. Të gjitha lidhjet ekonomike dhe të trafikut në rajon do të zhbllokohen. Armenia do të sigurojë lidhje të trafikut mes pjesëve perëndimore të Azerbajxhanit dhe Republikës Autonome të Nakçivanit për të lejuar fluksin e lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve në të gjitha drejtimet. Kontrolli do të ushtrohet nga trupat kufitare ruse. Sipas marrëveshjes, do të ndërtohen rrugë të reja mes pjesëve perëndimore të Azerbajxhanit dhe Nakçivanit.