11 viktima dhe gati 600 raste të reja me COVID në Shqipëri, gati spitali covid 4

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri ka pasur 11 viktima dhe gati 600 raste të reja me COVID-19. Viktimat janë një 55 vjeçar, një 62 vjeçar, një 64 vjeçar, një 66 vjeçar, një 70 vjeçar, dhe një 71 vjeçare nga Tirana, një 56 vjeçare nga Dibra, një 65 vjeçar nga Lushnja, një 64 vjeçar, një 77 vjeçare, një 82 vjeçar nga Elbasani.

Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2,501 testime, prej të cilave 395 janë testime janë kryer për arsye depistimi nga ku kanë rezultuar pozitivë 597 qytetarë. Gjatë javëve të fundit numri të të infektuarve është rritur në mënyrë shqetësuese ku aktualisht numërohen mbi 14 mijë raste aktive.

Qyteti me numrin më të lartë të rasteve pozitive mbetet Tirana me gati 50% të të prekurve, pasi numëron mbi 6 800 persona pozitivë. Më pas vijnë Durrësi me mbi 1 200 raste dhe Fieri me mbi 1 mijë raste. Që prej fillimit të pandemisë, Shqipëria numëron 623 viktima të shkaktuara nga coronavirus. Deri tani janë kryer mbi 155 mijë testime nga ku kanë rezultuar të infektuar gati 28 mijë raste.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 393 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 5 të intubuar. Ndërkohë në 24 orët e fundit janë shëruar 122 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,889 që nga fillimi i epidemisë

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
171 raste në Tiranë, nga 38 raste në Durrës, Korçë, 36 në Fier, 35 në Lushnje, 27 në Shkodër, 25 në Pogradec, nga 21 raste në Elbasan, Kavajë, 19 në Sarandë, 18 në Krujë, 16 në Gjirokastër, nga 13 raste në Gramsh, Berat, 12 në Lushnje, 11 në Peqin, 10 në Mirditë, 9 në Kurbin, nga 8 raste në Mat, Tepelenë, Kuçovë, nga 6 raste në Lezhë, Kolonjë, nga 5 raste në Tropojë, Malësi e Madhe, nga 4 raste ne Devoll, Librazhd, nga 3 raste në Has, Bulqizë, 2 në Kukës, nga 1 rast në Mallakastër, Dibër.

COVID-19 – Statistika (15 Nëntor 2020)

Testime totale                 155,650
Raste pozitive                   27,830
Raste të shëruara            12,889
Raste Aktive                     14,318
Humbje jete                          623

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë                              6891
Durrës                             1218
Fier                                 1076
Korçë                                892
Shkodër                            852
Elbasan                            771
Vlorë                                641
Lezhë                              638
Berat                               438
Gjirokastër                      416
Kukës                             339
Dibër                              146