28 Nëntori bashkon në Vlorë Presidentin Meta, kryeministrin Rama dhe kryeparlamentarin Ruçi

Me rastin e 28 Nëntorit, ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, është zhvilluar në Vlorë ceremonia e ngritjes së flamurit kombëtar.

Në këtë festë të 108-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë Presidenti i vendit, Ilir Meta, kryeparlamentari Gramoz Ruçi dhe Kryeministri Edi Rama kanë marrë pjesë në ceremoninë e ngritjes së Flamurit në Vlorë.