76 vjetori i Çlirimit të Shqipërisë/ Rusia i kushton një reportazh partizanit shqiptar dhe gjeneralit të Ushtrisë Sovjetike Jani Kiço Lufi

Në ditën e përvjetorit të Çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazistë  kanali televiziv "Rusia 1" i ka kushtuar një reportazh të shkurtër partizanit shqiptar dhe gjeneralit të Ushtrisë Sovjetike Jani Kiço Lufi, njofton ambasada ruse në Tiranë në faqen e saj zyrtare Facebook.

Gati gjysmë shekulli ai shërbeu në rreshtat e ushtrisë shqiptare dhe asaj sovjetike. Për 48 vjet shërbimi ai njohu ndodhi e ngjarje nga më të ndryshmet. Luftoi me armë në dorë për çlirimin e Shqipërisë nga pushtuesit fashistë italo-gjermanë. Në ushtrinë sovjetike megjithatë i ngjiti shkallët e karrierës ushtarake, nga komandant batalioni deri në detyrën e shefit të shtabit të korpusit.

Në vitin 2003 libri i tij autobiografik “Nga partizani shqiptar deri në gradën e gjeneralit sovjetik” u botua në Rusi dhe më pas në vitin 2008 u përkthye në shqip nga profesori As.Dr.Gjergj P.Titani dhe studiuesi Robert S.Vullkani dhe u ribotua në Tiranë

https://www.facebook.com/RusEmbassyAlbania/videos/1323270624703705/

Po ashtu Ambasada Ruse u përcjell urime më të sinqerta veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, pasardhësve të tyre dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë për 29 Nëntorin, Ditën e Çlirimit Kombëtar! Lavdi e përjetshme heronjve të atdheut!

/argumentum.al