Antarësimi i Shqipërisë në BE, terrorizmi dhe pandemia/ Kurz, video-konferencë me Ramën

Kancelari i Austrisë, Kurz ka zhvilluar ditën e sotme një videokonferencë me kryeministrin Rama.

Ishte vetë Kruz ke me anë të një statusi në ‘’Twitter’’ konfirmon bisedën edhe me një foto duke theksuar se bashkë me Ramën në cilësinë e kryeministrit dhe kryetarit të zyrës së OSBE kanë biseduar për pandeminë e COVID-19, luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit.

Sapo pata një videokonferencë të mirë me # Kryeministrin e Shqipërisë dhe Kryetarin e Zyrës së #OSCE Edi Rama  mbi luftën e përbashkët kundër # terrorizmit dhe ekstremizmit, pandeminë # COVID19 dhe mbështetjen tonë për procesin e pranimit të Shqipërisë në # BE“, shkruan Kruz.

Po ashtu Kurz ka ripërsëritur mbështetjen e Austrisë për Shqipërinë në integrimin europian të vendit. Sa i përket pandemisë kujtojmë se Austria i është rikthyer një Lock-Down të dytë kurse Shqipëria vendosur vetëm disa masa kufizuese.