Bilanc tragjik, 19 viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat e fundit mbi pandeminë e Covid-19 në Shqipëri. Kështu, gjatë 24 orëve të fundit bëhet e ditur se janë zbuluar 744 raste të reja, ndërsa 19 pacientë kanë humbur jetën.

Në njoftimin e ministrisë theksohet se në tre spitalet COVID në Tiranë, po trajtohen 455 pacientë, 21 janë në terapi intensive dhe shtatë të intubuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 8703
Fier 1333
Durrës 1246
Korçë 951
Shkodër 875
Vlorë 827
Elbasan 795
Lezhë 673
Berat 510
Gjirokaster 474
Kukës 362
Dibër 150.

Pavarësisht rasteve të reja ka edhe një rritje të numrit të qytetarëve që kanë mposhtur Covid-19. Në 24 orët e fundit raportohen se janë shëruar 436 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve në total në 16 666, që nga fillimi i pandemisë.