Bullgaria insiston, Karakaçanov: Nuk do të bëjmë lëshime ndaj Maqedonisë së Veriut

Në Shkup dikush mendon se Bullgaria do të bëjë lëshime ndaj Maqedonisë së Veriut për shkak të ndjenjave vëllazërore dhe solidaritetit.

Ata mendojnë se dikush nga jashtë do të bëjë presion ndaj Bullgarisë.

Por kjo nuk do të ndodhë, deklaroi ministri i mbrojtjes së Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov.

Sipas tij, asnjë përbërje parlamentare në Bullgari nuk do të bëjë lëshime ndaj Maqedonisë.

Ai thotë se Bullgaria “nuk e detyron Shkupin dhe Maqedonasit të heqin dorë nga identiteti i tyre kombëtar, por ata duhet të jenë aq të mirë dhe ta krijojnë atë sipas fakteve që u krijuan me zjarr dhe shpatë pas vitit 1944.” (INA)