Dita Ndërkombëtare e Tolerancës/ Presidenti Meta: Shqipëria krenohet me modelin e saj unik të tolerancës dhe harmonisë ndërfetare

Presidenti i Republikës, Ilir Meta është shprehur sot se, “në 25-vjetorin e Ditës Ndërkombëtare të Tolerancës, Shqipëria krenohet me modelin e saj unik të tolerancës dhe harmonisë ndërfetare, vlerë e jashtëzakonshme e trashëgimisë sonë kombëtare, shembull për mbarë njerëzimin”.

“Tolerenca është kusht i patjetërsueshëm për paqe dhe stabilitetet, që kërkon domosdoshmërisht respektim të lirive dhe të drejtave themelore të njeriut”, ka theksuar Meta.

Promovimi i saj është rruga më e sigurt për të ndërtuar harmoninë mes diversiteteve në shoqëri dhe garantuar një të ardhme më të mirë sociale, veçanërisht për popullin tonë, që aq shumë ka vuajtur nga autoritarizmi, përjashtimi, mosrespektimi dhe shtypja me dhunë e mendimit ndryshe e të lirë”, ka nënvizuar presidenti Meta.

Postimi i plotë

Në 25-vjetorin e Ditës Ndërkombëtare të Tolerancës, Shqipëria krenohet me modelin e saj unik të tolerancës dhe harmonisë ndërfetare, vlerë e jashtëzakonshme e trashëgimisë sonë kombëtare, shembull për mbarë njerëzimin.

Tolerenca është kusht i patjetërsueshëm për paqe dhe stabilitetet, që kërkon domosdoshmërisht respektim të lirive dhe të drejtave themelore të njeriut.

Promovimi i saj është rruga më e sigurt për të ndërtuar harmoninë mes diversiteteve në shoqëri dhe garantuar një të ardhme më të mirë sociale, veçanërisht për popullin tonë, që aq shumë ka vuajtur nga autoritarizmi, përjashtimi, mosrespektimi dhe shtypja me dhunë e mendimit ndryshe e të lirë.