EULEX-i “bastis” shtëpinë e ish-zëdhënësit të UÇK, Jakup Krasniqit

EULEX-i dhe forca të shumta policie kanë rrethuar shtëpinë e Jakup Krasniqit.

Mësohet se efektivët kanë mbërritur në shtëpinë e tij rreth orës 06:00 ndërkohë që arsyet nuk dihen ende.

EULEX-i ka bllokuar të gjithë rrugët për në shtëpinë e Krasniqit.

Jakup Krasniqi është një nga figurat kryesore të UÇK, ku edhe ka shërbyer si zëdhënës.

Poste të larta Krasniqi kishte edhe pas luftës si kryetar Kuvendit të Kosovës dhe Ministër dhe të tjera.

Tani Krasniqi mban postin e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nisma-s Socialdemokrate.

Familjarët e Krasniqit kanë deklaruar se familja e ngushtë e ish-kryeparlamentarit është terrorizuar kur në orët e para të mëngjesit efektivë të Policisë dhe të EULEX-it kanë zbarkuar në shtëpinë e tyre në “Velani”.