HAGË/ Nis gjyqi për ‘krime lufte’, ish-drejtuesit e UÇK dalin sërish para “Speciales”

Nis në Hagë konferenca për ecurinë e çështjes në ngarkim të Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.

Me qëllim të konfirmimit të aktakuzës kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Prokuroria e Specializuar në Hagë, siç njofton në faqen e saj zyrtare disponon një material prej rreth 43 mijë faqesh, duke përfshirë raporte, deklaratat të dëshmitarëve, fotografi, e mbi 20 orë material audio-vizuel dhe 153 dëshmitarë.

Sipas parashtresës së Prokurorisë, ajo parashikon sigurimin e hollësishëm të materialit me prova për mbrojtjen deri më 30 prill 2021, kurse shton se do të jetë në gjendje t'i ofrojë listën e plotë të dëshmitarëve deri më 31 maj 2021, me kusht që procedurat aktuale paraprake pranë Dhomave të Specializuara të jenë afër përfundimit dhe se në të njëjtën kohë është planifikuar fillimi i gjykimit.

Bashkë me Thaçin, sot në seancë ka dalë edhe Rexhep Selimi. Ndryshe nga hera e parë, dy të akuzuarit janë ‘paraqitur’ online.