I shtruar në spital nga Covid-19, vjen lajmi i mirë nga Imzot Frendo/ Gjendja stabel. "Mezi pres ti rikthehem jetës baritore"

I prekur nga Covid-19, Imzot George Frendo u dërgua me urgjencë për një trajtim më të specializuar në Itali.

Sot vjen lajmi i mirë nga Ipeshkvi Ndihmës Imzot Arjan Dodaj që gjendja e Imzot Frendos është stabilizuar dhe ka arritur të komunikoje me Arqipeshkvin, njofton Kisha Katolike.

Njoftimi:

Ipeshkvi Ndihmes Imzot Arjan Dodaj na bën me dije se ka pasur sot nje video-telefonat me Arqipeshkvin Imzot George Frendo dhe shefin e repartit ku ndodhet i shtruar. Nga sot Imzot Frendo ka kaluar në një nga repartet normal të Covid. Situata shendetësore e Imzot Frendos është shumë stabel dhe po mbahet nën monitorim për mushkëritë, e nevojshme që kjo terapi të stabilizohet për ta kthyer në mënyrë të shëndetshme nga prania e virusit. Situata është shumë e qetë.
Imzot Frendo është shprehur se mezi pres të kthehem në Arqidioqezë (Tiranë) për t’iu rikthyer jetes aktiviteteve dhe jetes baritore.

argumentum.al