Integrimi i Shqipërisë në BE/ Varhelyi takim online me Kryeministrin Rama

Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka zhvilluar një takim virtual me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama ku është diskutuar për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Komisioneri i BE-së thotë se, gjatë bisedës së tyre online kanë diskutuar për përfundimin e Kuadri Negociues, mbështetjen për luftën ndaj COVID si dhe për përgatitjen e samitit të Sofjes.

“Një vizitë virtuale e kryeministrit Edi Rama  në BE. Diskutuam punën për finalizimin e Kuadrit Negociues, mbështetjen për luftën kundër COVID-19 si dhe për përgatitjen për samitin e Sofjes që do të mbahet javën e ardhshëm. Mezi pres avancimin e Shqipërisë në rrugën drejt BE-së”, shprehet Varhelyi.

Ky takim online i Ramës me komisionerin e BE-së vjen vetëm në një moment kur vendet anëtare të BE-së duhet të vendosin për datën e mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare Shqipëri-BE.