Këshilli i Ambasadorëve uron Shqiptarët për Ditën e Flamurit! 28 Nëntori është festë e rrënjosur në vetëdijen tonë historike, kombëtare dhe politike.

Besimi dhe dashuria ndaj Shqipërisë, flamurit kuqezi, vlerave të përbashkëta kulturore, traditave dhe lidhjeve të një gjaku, na ka mbajtur të gjallë gjatë tërë shekullit të ndarjes.

28 nëntori i sivjetëm na gjen përballë sfidës së madhe të tejkalimit të pandemisë globale Covid-19, të cilën urojmë të jetë sa më me pak pasoja për të gjithë. Urojmë që përvjetori i ardhshëm i festës të na gjejë me shëndet të plotë e me një Shqipëri më të mirë, një Shqipëri më afër Europës, thuhet në mesazhin e KSHA-së.

Mesazhi i plotë

Dita e  Flamurit është festa më madhështore  në historinë moderne të kombit shqiptar, që kremtohet me krenari, dinjitet nga të gjithë bashkëkombasit tanë në Shqipëri, por edhe kudo në botë ku ata janë.
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë gjen këtë rast të lumtur t’i  urojë të gjithë dhe të theksojë se 28 Nëntori është festë e rrënjosur thellë në vetëdijen tonë historike, kombëtare dhe politike.
Ekzistenca e shtetit shqiptar, pavarësisht nga sistemi politik, rendi kushtetues dhe ideologjik, për shqiptarët kudo që jetonin, ka qenë shpresë, besim dhe ëndërr që një ditë do të arrinin aspiratën e lirisë.
Besimi dhe dashuria ndaj Shqipërisë, flamurit kuqezi, vlerave të përbashkëta kulturore, traditave dhe lidhjeve të një gjaku, na ka mbajtur të gjallë gjatë tërë shekullit të ndarjes.
28 nëntori i sivjetëm na gjen përballë sfidës së madhe të tejkalimit të pandemisë globale Covid-19, të cilën urojmë të jetë sa më me pak pasoja për të gjithë. Urojmë që përvjetori i ardhshëm i festës të na gjejë me shëndet të plotë e me një Shqipëri më të mirë, një Shqipëri më afër Europës.
Edhe një herë urojmë që Shqipëria jonë të përparojë, që kombi vital shqiptar të jetë i integruar dhe aty ku i takon në rrjedhat e zhvillimit  global.
© Argumentum