Masat e reja/ Komiteti Teknik ndalon fushatën elektorale, festat, konferencat...

Nisur nga situata e pandemisë në vend komiteti Teknik ka njoftuat e reja shtrënguese. Duke u nisur nga situata e pandemisë në vend, përfaqësuesja e komitetit, Albana Fico në konferencë ne mbajtur për shtyp deklaroi se është parë e nevojshmje nga ekspertët të ketë masa shtesë.

Kështu, Komiteti Teknik ka vendosur të ndalojë grumbullimet me më shumë se 10 persona në vende të hapura dhe të mbyllura, të ndalohen mbledhjet partiake, konferencat, tubimet, ceremonitë festat.

“Pas masave me intensitet të moderuar me kufizimin e lëvizjes pas orës 22:00 nisur nga vlerësimi në dinamikë i situatës komiteti ka vlerësuar se është e nevojshme të ketë masa shtesë. Në mbledhjen  fundit komiteti pasi ka analizuar situatën, ecurinë kemi vendosur të ndalojmë grumbullimet me më shumë se 10 persona në vende të hapura dhe të mbyllura, të ndalohen mbledhjet partiake, konferencat, ceremonitë festat”, u shpreh përfaqësuesja e komitetit, Albana Fico.

Masat e reja janë:

1. Të ndalohen grumbullimet me më shumë se 10 persona në vende të hapura dhe të mbyllura.
2. Të ndalohen mbledhjet partiake dhe tubimet.
3. Konferencat, ceremonitë e festave, ceremonitë martesore dhe organizimet përtej familjare të ceremonive mortore, deri në një urdhër të dytë.