Kremlini pret rezultatin zyrtar për të uruar Biden

Presidenti rus, Vladimir Putin, nuk do ta përgëzojë presidentin e zgjedhur amerikan, Joe Biden, derisa të zgjidhen sfidat ligjore për zgjedhjet në SHBA dhe rezultati të jetë zyrtar, njoftoi Kremlini të hënën. Putini është njëri nga liderët botërorë që nuk e kanë komentuar fitoren e Bidenit, e cila u njoftuar nga mediat më të mëdha.

Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, u tha gazetarëve të hënën se ky vit është ndryshe. ”Padyshim, ju mund të shihni se disa procedura ligjore po ndodhin atje, të cilat u njoftuan nga presidenti në detyrë, prandaj kjo situatë është e ndryshme, kështu që ne e konsiderojmë të saktë të presim për njoftimin zyrtar”, tha ai.

Udhëheqësit e Kinës, Brazilit dhe Turqisë gjithashtu po i përmbahen urimit. Presidenti meksikan, Andres Manuel Lopez Obrador, tha se ai do të priste derisa të zgjidheshin sfidat ligjore mbi votimin.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Wang Wenbin, të hënën ofroi një shpjegim të ngjashëm pse presidenti Xi Jinping ka qëndruar në heshtje. Më herët udhëheqësit e Izraelit dhe Arabisë Saudite iu bashkuan udhëheqësve të tjerë botërorë, që uruan presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden. /rel/