Kryeministri Rama në konference për mediat, flet për rindërtimin dhe negociatat

Kryeministri Rama dhe Ministri për Ndërtim Ahmetaj,  kanë dalë në një konference për mediat me fokus rindërtimin, por komentoi edhe veton  Hollandeze ndaj Shqipërisë.

Ndërkohe që jemi në pritjen  e Konferencës Ndërqeveritare, prej disa ditesh në media raportohet se piekrisht Hollanda është ende skeptike ndaj Shqipërise për integrimin e saj në BE.

Kryeministri Rama tha se eshtë herët për të dalë në konkluzione përfundimtare, , megjithatë përtej saj, ai shtoi se e gjitha është politikë e brendshme,

"Me ca lidhet përveç me punët e brendshme të saj, se nuk e pranoj që është më e vëmenshme ndaj standardeve se Suedia, Gjermania. Holanda ka qenë gjithmonë skeptike, ama merreni shtypin holandez meqë jeni gazetar dhe të interesuar për Holandën, shikoni se si përdoren si gogol shqiptarë, që flitet për banda shqiptare të shpartalluar, pastaj kur shikon janë 2 shqiptar dhe të tjerët janë belg, polak, është politike, elektorale, ka zgjedhje në masr sa për dijeni dhe bëni një studim tjetër, shikoni kalendarin e zgjedhjeve në BE, dhe qëndrimin e vendeve në raport me zgjerimin, nuk  janë pa lidhje me njëri-tjetrin. Unë mendoj që duhet të presim deri në fund dhe nuk duhet të biem pre lajmeve të pjesshme dhe që janë të parakohshme për të nxjerrë konkluzione, kemi një marrëdhënie shumë të mirë me Holandës, unë kam një marrëdhënie të mirë me kryeministrin atje. Para shumë kohësh", tha Rama.

Kryeministri Edi Rama foli edhe për programin e rindërtimit, teksa iu premtoi banorëve të prekur nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019 se brenda 2-3 muajve do të jenë akomoduar në shtëpitë e reja.

Rama deklaroi se procesi i rindërtimit po ecën shumë mirë dhe me ritme të shpejta, ndërsa shtoi se banorët e Shijakut do të festojnë Vitin e Ri në banesat e reja individuale.

Programi i rindërtimit po ecën me ritme shumë të larta. Programi adreson një problem të mprehtë për mijëra familje, por krijon kushtet për një përfshirje masive të të gjithë kompanive të ndërtimit dhe për një përfshirje në punë të një numri të konsiderueshëm individësh. Nga ana tjetër, edhe pr/buxheti i vitit 2021 vazhdon të adresojë në mënyrë prioritare pikërisht pasojat e tërmetit dhe të Covid-19. Për programin e rindërtimit parashihen 28 miliardë lekë nga buxheti i vitit që po hyjmë. Është parashikuar gjithashtu edhe fondi prej 1.5 miliardë lekësh për bonusin e qirasë, për familjet që do të vijojnë të jetojnë në kushte shtëpie, deri kur të kthehen në apartamentet e reja. Këtë vit janë 34 mld lekë të buxhetit të vendosura në funksion të rindërtimit, prej të cilave 32 mld janë të alokuara plotësisht.

Deri në fillim të tetorit janë 70 milionë dollarë të derdhura dhe faktikisht bëhet fjalë për shtëpitë, për të cilat një masë për ditë e më e konsiderueshme banorësh po marrin çelësat. E gjithë pjesa tjetër e shumës është në themelet dhe strukturat e ndërtesave të reja, si dhe infrastrukturës rrugore e nëntokësore të atyre që do të jenë së shpejti lagje të reja, të ngritura nga e para në zonat e prekura nga tërmeti. Qëllimi ynë mbetet deri në fund që shtëpitë e rindërtuara të jenë më të mira, më të forta dhe në shumë raste më të mëdha se shtëpitë, që humbën familjet nga tërmeti. Ne kemi zgjedhur të bëjmë një politikë të mirëfilltë strehimi për të gjitha kurorat që ishin bashkë në një kulm në shtëpitë e shembura, për të cilat do të ndërtohen shtëpi të veçanta dhe po ndërtohen aktualisht. Në Shijak, Laç, Durrës dhe në Fushë Krujë kemi tanimë një pamje evidente të një pune që shtrihet shumë përtej një rindërtimi mekanik, sepse bëhet fjalë për një rindërtim që niset nga bindja pse kjo është një krizë që patjetër duhet të krijojë një mundësi. Kjo krizë po kthehet në një mundësi jo vetëm për familjet, por për komunitete të tëra, që do të jetojnë në standarde krejt optimale.

Me Durrësin lajm i mirë është se më në fund kemi përfunduar procesin e hartimit të marrëveshjes me Emiratet e Bashkuara dhe tani jemi gati për linjën përfundimtare. Kemi edhe një lagje tjetër të re, më saktë një bllok pallatesh të reja, në Krujë, për të cilin po punohet intensivisht. Në Shijak kemi mbi 270 banesa individuale, që parashikohet të jenë gati në fund të nëntorit dhe brenda muajit dhjetor të gjitha familjet do të hyjnë për të festuar vitin e ri aty. Gjithashtu, po përfundon projekti i madh i infrastrukturës për lagjen e re në Durrës, që do të ndërtohet në zonën e Spitallës, dhe që do të jetë një lagje me standarde optimale, ashtu sikundër një vlerë e shtuar në atë zonë, ku po merr formë dhe ekoparku. Në total janë 13 kantiere banesash individuale dhe 6 kantieresh zonash të reja, punimet e të cilave do të përfundojnë në 2-3 muajt e ardhshëm“, deklaroi Rama.

 

/argumentum.al

© Argumentum