Kryepeshkopi Janullatos infektohet me COVID-19, niset me avion ushtarak drejt Athinës

Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos është i infektuar me koronavirus. Mësohet se Janullatos iu nënshtrua testeve përkatëse në një qendër mjekësore në Tiranë, të cilat treguan se ai ishte infektuar me një koronavirus.

Megjithëse simptomat shfaqen në një formë të lehtë, mjekët në Tiranë e konsideruan të nevojshme transferimin dhe shtrimin e tij në një klinikë të specializuar në Greqi, duke pasur parasysh moshën (91-vjeç) dhe disa probleme kronike shëndetësore.

Ndërkohë kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis u informua për çështjen dhe dha pëlqimin e tij për transferimin e kryepeshkopit në një klinikë greke.