Kryetari i Shoqatës së Komunitetit Malazez në Shqipëri, takohet me prefektin e qarkut Elbasan

Kryetari i Shoqatës së Komunitetit Malazez në Shqipëri, Marinko Çullafiq , u takua me Prefektin e Qarkut të Elbasanit, z. Klevis Xhoxhi. Kryetari i Shoqatës së Malazezëve në Shqipëri, Marinko Çullafiq, informoi Prefektin për aktivitetet e shoqatës që ai ka organizuar që nga themelimi i saj, promovimin që bëri marrëdhëniet shumë të mira historike midis Malit të Zi dhe Shqipërisë, rolin e pakicës malazeze si një urë lidhëse midis dy kombeve.

Ky takim u zhvillua në prag të kremtimit të çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazifashist. Mijëra partizanë u vranë në luftën antifashiste në Shqipëri dhe Mal të Zi .Në këtë luftë ranë dëshmorë edhe 13 pjesëtarë nga fisi Çullafiq, midis tyre dhe halla ime Polka që ishte vetëm 15 vjeç, shkruan Çullafiq në rrjetin social Facebook.

Postimi i plotë në facebook;


Sot pata kënaqësinë që si kryetar i Shoqatës së Komunitetit Malazez në Shqipëri të më presë në zyrë e tij Prefekti i qarkut të Elbasanit, z. Klevis Xhoxhi. Pasi e urova për detyrën e re dhe folëm për situatën e vështirë që po kalojmë të gjithë bashkë në këtë periudhë për shkak të koravirusit, e informova z. Prefekt rreth aktiviteteve qe shoqata jonë me qendër në Elbasan ka organizuar që nga krijimi i saj, promovimit që i ka bërë marrëdhënieve shumë të mira historike midis Malit të Zi dhe Shqipërisë, rolin e minoritetit malazez si urë lidhëse midis dy popujve tanë, për figurën e Shën Vladimirit shenjtit Malazez që adhurohet nga të gjithë popujt e Ballkanit, etj.

Ky takim u realizua në prag të festës së çlirimit të Shqipërisë nga okupatorët nazi-fashistë. Në luftën antifashte dhanë jetën me mijëra partizanë si në Shqipëri ashtu dhe në Malin e Zi. Në këtë luftë ranë dëshmorë edhe 13 pjesëtarë nga fisi Çullafiq, midis tyre dhe halla ime Polka që ishte vetëm 15 vjeç.

Në vazhdim e falenderova z. Xhoxhi personalisht por dhe në emër të Komunitetit Malazez për mbështetjen e vazhdueshme që na ka dhënë vitet e fundit si Nënkryetar i Bashkisë së Elbasanit por edhe dëshirën dhe vullnetin e mirë që shprehu për të na mbështetur në programin tonë në të ardhmen si Prefekt i këtij qarku.

/argumentum.al