Kuvendi miraton me 84 vota buxhetin 2021

Kuvendi miratoi sot me 84 vota pro, 14 kundër dhe 1 abstenim projektligjin “Për buxhetin e vitit 2021”.

Kuvendi gjithashtu miratoi sot projektligjin për disa ndryshime në ligjin “Për partitë politike”, i ndryshuar”.

Kuvendi e miratoi këtë pr/ligj në parim me 83 vota pro, 14 kundër, dhe 2 abstenim dhe në tërësi me 82 vota pro, 14 kundër dhe 3 abstenim.

Gjithashtu Kuvendi miratoi edhe projektligjin “Për miratimin e buxhetit faktik 2019”.

Ky projektligj u miratua me në parim me 81 vota pro, 15 kundër dhe 3 abstenim. Gjithashtu në tërësi ky pr/ligj u miratua me 80 vota pro, 15 kundër dhe 4 abstenim.

Buxheti 2021 synon rimëkëmbjen ekonomike të vendit pas dy fatkeqësive natyrore, tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe pandemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Rritja ekonomike parashikohet 5.5% në 2021 si dhe 4.8 dhe 4.5% respektivisht për vitet 2022 dhe 2023.

Norma e papunësisë parashikohet me ulje në 2021-n në nivelin 12.2% krahasuar me të pritshmin e vitit 2020 prej 13.9%. Për shpenzimet publike për vitin 2021 janë planifikuar 587.6 miliardë lekë ose 34.9% e PBB.

Po ky buxhet jep një mbështetje të veçantë shëndetësisë me një rritje 23.3%, duke dyfishuar ndihmën ekonomike për familjet në nevojë për periudhën e luftës kundër Covid-19.

Buxheti mbështet recetën bazë të trajtimit mjekësor në shtëpi të të prekurve nga Covid-19, mbulesë financiare për vaksinën anti-Covid falas si dhe rritje me 40% të pagave për mjekët dhe infermierët.