Lëkundje tërmeti në Tiranë, epiqendra në Maqedoninë e Veriut

Një tërmet me magnitudë rreth 5 ballë i shkallës rihter ka goditur Maqedoninë e Veriut. Sipas të dhënave paraprake thuhet se epiqendra e tërmetit është regjistruar në zonën e Gostivarit.

Nga të dhënat e qendër Europiane mësohet se lëkundjet janë ndjerë në Maqedoni, Shqipëri, Kosovë.

Njoftimi i IGJEUM:

Sipas informacioneve paraprake nga IGJEUM, në orën 3.25 pm sot është regjistruar tërmet me magnitudë 5 të shkallës rihter me epiqendër në Gostivar, në Maqedoninë e Veriut. Kurse tërmeti i orës 3.54 am ka qenë 5.1 i shkallës rihter

Image