Liderët botërorë: “Urime Joe Biden dhe Kamala Harris”

Shefja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Europian, Charles Mishel uruan sot Joe Biden për zgjedhjen e tij, duke këmbëngulur në vullnetin e BE për të rindërtuar me SHBA-në Bashkuara një partneritet të fortë pas një marrëdhënie konfliktuale nën mandatin e Donald Trump.

“BE është e gatshme të angazhohet për një partneritet të fortë transatlantik. COVID-19, multilateralizmi, klima dhe tregtia ndërkombëtare janë sfida për t’i përballuar së bashku,” shkroi Charles Michel.

“BE dhe SHBA janë miq dhe aleatë (…) Komisioni është i gatshëm të intensifikojë bashkëpunimin me administratën e re dhe Kongresin e ri”, theksoi shefja e ekzekutivit europian, Von der Leyen, në një deklaratë.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel përshëndeti sot, Joe Biden, për zgjedhjen në presidencën e SHBA-së dhe këmbënguli në marrëdhënien e pazëvendësueshme transatlantike.

“Urime! (…) Ju uroj me gjithë zemër fat dhe sukses”, theksoi drejtusja gjermane në mesazhin e saj, e cila ka pasur marrëdhënie delikate me Donald Trump.

“Miqësia jonë transatlantike është e pazëvendësueshme nëse duam të kapërcejmë sfidat e mëdha të kohës sonë”, shtoi ajo, cituar në një mesazh në Twitter nga zëdhënësi i qeverisë.

Kryeministri britanik, Boris Johnson përshëndeti sot, Joe Biden për zgjedhjen në presidencën e SHBA-së dhe Kamela Harris, e zgjdhur si zëvendëspresidente, për suksesin e tij historik.

“SHBA-ja është aleati ynë më i rëndësishëm dhe pres të bashkëpunojmë ngushtë për prioritetet tona të përbashkëta, nga ndryshimi klimatik, tregtia dhe mbrojtja”, theksoi Boris Johnson në një mesazh në Twitter.

Presidenti francez, Emmanuel Macron përshëndeti Joe Biden për zgjedhjen e tij në presidencën e SHBA-së dhe i kërkoi të reagojnë së bashku për të përmbushur sfidat e sotme.

“Amerikanët e zgjodhën presidentin e tyre. Urime @JoeBiden dhe @KamalaHarris! Kemi shumë për të bërë për të përmbushur sfidat e sotme. Le të veprojmë së bashku!”, reagoi presidenti francez në mesazh në Twitter.

Kryeministri italian, Giuseppe Conte përshëndeti popullin amerikan dhe popullin Amerikan dhe institucionet e tij për provën e tyre të jashtëzakonshme të vitalitetit demokratik, duke siguruar se dëshironte të punonte ngushtë me presidentin e zgjedhur, Joe Biden për riforcimin e marrëdhënies transatlantike.

“Urime popullit dhe institucioneve amerikane për provën e jashtëzakonshme të vitalitetit demokratik. Ne jemi të gatshëm të punojmë me presidentin e zgjedhur, Joe Biden për të forcuar marrëdhënien transatlantike. SHBA mund të mbështetet tek Italia si një aleat i fortë dhe partner strategjik”, theksoi Conte në një mesazh në Twitter.

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas përshëndeti zgjedhjen e Joe Biden si president i SHBA-së duke konfirmuar se dëshironte një fillim të ri në marrëdhëniet transatlantike që kanë përjetuar trazira gjatë mandatit të Donald Trump.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg uroi Joe Biden për zgjedhjen e tij në presidencën e SHBA duke e cilësuar si një mbështetës të fortë të Aleancës dhe duke shtuar se priste me padurim të punonte me të.

“Unë e njoh Joe Biden, ai është një mbështetës i fortë i Aleancës sonë dhe unë pres që të punojmë ngushtë me të. Një NATO e fortë është e mirë për Amerikën e Veriut si dhe për Europën”, theksoi ai në një mesazh në Twitter.

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau uroi sot Joe Biden dhe Kamala Harris për zgjedhjen e tyre si president dhe zëvendës-president i Shteteve të Bashkuara.

“Pres me padurim që të punoj me presidentin, Biden, zëvendëspresidenten, Harris, administratën e tyre dhe Kongresin e Shteteve të Bashkuara në mënyrë që të mund të trajtojmë së bashku sfidat më të mëdha të botës”, shkroi ai në një deklaratë.

“Urime Joe Biden dhe Kamala Harris”, ka shkruar gjithashtu kryeministri kanadez në  Twitter dhe Facebook./ata