Meta vendos masken dhe i bën thirrje Ramës: Të nisë testimi i qytetarëve, të rimbursohet paketa anti-COVID

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar gjatë një konference për mediat se situata e pandemisë në vend është përkeqësuar. Me maskë, kreu i shtetit i bëri thirrje qeverisë që nisë testimi masiv i qytetarëve si dhe të infektuarit të trajtohen me protokolle mjekësore të qarta. Ai shtoi më tej se duhet të rimbursohet paketa e ilaçeve të COVID-19.

“Me përkeqësimin e ritmeve të pandemisë jam shumë i shqetësuar për numrin gjithmonë në rritje dhe për personat që kanë humbur jetën.

Duhet të merren masa për të frenuar këtë situatë. Është tepër e domosdoshme që qytetarët të testohen, që të mbrojnë veten dhe familjarët. Qytetarët duhet të trajtohen me protokolle mjekësore të qarta që shëndeti i tyre të mos jetë objekt improvizimesh që kërcënon jetën e tyre dhe kthehet në biznes për të tjerët.

Duhet garantuar shtrati spitalor për ata qytetarë që janë në rrezik.