Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj infektohet me Covid-19.

Në një postim në Facebook, ministrja e qeverisë thekson se është karantinuar në banesë ndërsa ka bërë apel për të zbatuar rregullat për mbrojtjen nga Covid-19. ”

Anila Denaj“Të dashur miq, Pas testimit për COVID 19, ju informoj se kam rezultuar pozitive. Aktualisht jam karantinuar, duke ndjekur udhëzimet e mjekëve për hapat e mëtejshëm dhe trajtimin gradual të sëmundjes.

Ju ftoj të gjithëve, të zbatojmë rregullat e higjienës dhe të mbajmë maskën duke ruajtur distancën sociale.

Ju uroj shëndet të plotë!”