Moska i tërheq vëmendjen Kryeministrit Rama: OSBE me standarde të dyfishta për Bjellorusinë

Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergej Lavrov ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Rama gjatë ditës së hënë , me kërkesën e këtij të fundit.

Rama dhe Lavrov kanë diskutuar edhe përgatitjet për takimin e Këshillit Ministror të OSBE në Tiranë, e cila do të mbahet  më datën 3-4 dhjetor të këtij viti, përmes videokonferencës.

Lavrov dhe Rama kanë shkëmbyer këndvështrime dhe mendimet e tyre për gjetjen e zgjidhjeve për të kapërcyer krizën institucionale në OSBE.

“Përfundimet e arritura nga Wolfgang Benedek janë të njëanshme dhe joprofesionale. Ai ka paraqitur rekomandime të papranueshme politike që janë përtej autoritetit dhe kompetencës së institucioneve dhe mekanizmave të OSBE-së. Shembulli i tij, i ka bërë standardet e dyfishta. Ato po minojnë besimin në OSBE”, ka thënë Lavrov.

Njoftimi i plotë nga Ministria e Jashtme ruse;

Më 9 nëntor, Ministri i Jashtëm Sergey Lavrov zhvilloi një bisedë telefonike me Kryeministrin dhe Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë dhe Kryetarin e Përgjithshëm të OSBE-së Edi Rama me iniciativën e këtij të fundit.

Zyrtarët diskutuan përgatitjet për takimin e Këshillit Ministror të OSBE në Tiranë (3-4 dhjetor të këtij viti) përmes videokonferencës dhe perspektivat për përpjekjet e OSBE nën kufizimet sanitare dhe epidemiologjike për shkak të pandemisë së re të koronavirusit.

Zyrtarët shkëmbyen mendime mbi mënyrat e kapërcimit të krizës institucionale në OSBE, mundësitë për promovimin e dialogut dhe zhvillimin e bashkëpunimit produktiv për një axhendë unifikuese dhe çështjet e sigurisë.

Gjatë diskutimit të situatës në Bjellorusi, Z. Lavrov vuri në dukje se përdorimi i mekanizmit të Moskës në lidhje me Minsk ka kufizuar më tej shanset e OSBE-së për të lehtësuar një dialog konstruktiv midis autoriteteve Bjelloruse dhe opozitës. Përfundimet e arritura nga Wolfgang Benedek janë të njëanshme dhe joprofesionale. Ai mori lirinë e paraqitjes së rekomandimeve të papranueshme politike që janë përtej autoritetit dhe kompetencës së institucioneve dhe mekanizmave të OSBE-së. Shembulli i tij i ka bërë standardet e dyfishta që po minojnë besimin në OSBE edhe më të dukshme.