Naftëtarët e Ballshit pranojnë ofertën e Edi Ramës

Naftëtarët e Ballshit pranojnë ofertën e kryeministrit Edi Rama.

Naftëtarët janë rigrumbulluar mengjesin e sotëm përpara mjediseve të uzinës në Ballsh prej nga kanë rënë dakord që të pranojnë ofertën e kryeministrit Edi Rama për tu ndihmuar financiarisht nga qeveria.

Kjo ka ndodhur pas takimit të tij ditën e djeshme, ku Rama u propozoi fillimisht një pagë deri në gjetjen e një zgjidhje për rifillimin e punës në rafineri.

Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve, Sokol Dautaj ka thënë se sa i përket pagave të prapambetura do të vijojë rruga gjyqësore.

“Sot kemi zhvilluar një takim me pjesën më të madhe të kolegëve naftëtarë , duke parë gjendjen e vështirë në të cilën ndodhen kanë pranuar që të rikthehet një përgjigje pizitive për pagën. Për problement tona për pagat eprapambetura do të vazhdojë rruga gjyqësore. duke mos arritur një zgjidhje dje me qeverinë e cila ia delegoi këto paga kompanisë private ne do ta vahzdojmë betejën gjyqësore deri në Strasburg.

Rama premtoi një pagë ndërmjetëse midis pagës minimale dhe asaj që marrin në rafineri, duke parë anën e dobbët e ekonomike sepse prej 11 muajsh  ne nuk marrim  asnjë pagë dhe as asistencë e pranuam.

Ndoshta dh mund të ketë kundër, por pjesa më e madhe janë për pranim. sot do ti dërgojmë një mesahz që të ulen palët një orë më parë. Ne ta pranojmë këtë një orë më parë sepse do të derdhim të gjithë detyrimet që kemi.

Me operatorët e rinj kemi qenë mosbesues. Para 4 muajsh janë bërë kontrata dhe në fund kompania ëshytë bllokuar.

Rama le të dale garant për kompaninë që do ofrojë për arsye se pas 6 muajsh ne do dalim përsëri në grevë”, tha Dautaj.

Pas këtij vendimi ka reaguar menjëherë kryeministri Rama me një postim në Twitter.

“Jam i kënaqur që naftëtarët e pranuan propozimin e qeverisë. I falenderoj për mirëkuptimin dhe besimin. Tani e ka radhën qeveria të kalojë nga mbështetja parimore në mbështetjen financiare. Pa humbur kohë. Brenda 48 orësh do takohem përsëri me përfaqësinë për të kaluar në veprim!”, thotë ai.