"Oferta" e Kryeministrit Rama: Kush voton PD-në merr si dhuratë Presidentin Meta dhe kryetaren e LSI-së,

Kryeministri Edi Rama, ka sulmuar ashpër opozitën në fjalën e tij në Kuvend ku po diskutohet buxheti i vitit 2021. Rama e ka nisur që në fillim me sulm, duke rikujtuar krizën e firmave piramidale të vitit 1997 dhe të vitit 2013.

“Kush sot kërkon që të rikthehet në krye të punëve të vendit është absolutisht i pandashëm nga e kaluara pak më e largët dhe më e afërt, nga e kaluara ku shqiptarët u gjenden në zhgjëndrën e humnerës për tu nisur në aventurën jep 1 merr 2 dhe më pas ku Shqipëria në 2013 u gjend me të njëjtët njerëz me një tjetër gropë borxhet e likuiditetet.

Sot janë të njëjtët njerëz me të njëjtën formulë jep 1 merr 3. Ftojnë të votojnë Lulin e marrin peshqesh Ilir Metën bashkë me Monikën se Saliu është në barkun e Lulit si luan që udhëheq lepurin në luftë”, deklaroi Rama.

Kryeministri më pas i është kthyer tërmetit dhe pandemisë si goditje të njëpasnjëshme që e goditën jo thjesht vendin, por dhe arkën e shtetit. Por ai shtoi se qeveria ka pasur vizionin që ta kthejë këtë krizë në një oportunitet.

Duke ju përgjigjur akuzave se për tërmetin qeveria ka marrë para nga donatorët, kryeministri tha se ende nuk kanë nisur ndërtimet e donatorëve që paratë i menaxhojnë vetë.

“Edhe për këtë letë bëjmë krahasim me një vend fqinj që është fuqi botërore që ka kaluar disa tërmete ku eksperiencat janë të ndryshme; me eksperienca pozitive dhe zgjatje të procesit apo të krahasojmë procesin me financimin e qeverisë me financimin e partnerëve duke filluar nga Komisioni Europian. Ende s’jemi në kantier tek donatorët ndërkohë që më 26 nëntor do të hapim një numër shkollash më të mëdha më të forta e shumë më të bukura.

Një pjesë kanë hyrë në shtëpitë e reja, që po ndërtohen ditë për ditë, ashtu sikundër do të ndërtohen lagje të reja me infrastrukturë moderne.

Të gjitha këto ndërtime do të jepen falas, kërkojeni në eksperiencat e tjera e thojeni se ku është bërë falas. Pasi mendojmë që krizën e madhe ta kthejmë në energji shprese e perspektive. Janë 30 mijë familje të prekura nga ajo fatkeqësi, që nga ata që humbën shtëpinë tek ata që nuk banojnë dot ende tani në apartamente se janë të dëmtuara. Për të gjitha ato familje ky vend ka pasur Zot. Asnjë nga ato familje nuk është lënë si familjet që u përmbytën në Shkodër 5 apo 6 milionë dollarë”, tha Rama.