Papa Françesku uron Joe Biden/ Do të jetë presidenti i dytë katolik në historinë e SHBA-së

Nëpërmjet një lidhje telefonike Papa Françesku ka uruar Joe Biden për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Bëhet e ditur se Papa Françesku e ka falenderuar kandidatin demokrat për lavdërimet që i ka bërë për rolin udhëheqës të tij për të promovuar paqen, ripajtimin, dhe lidhjet që bashkojnë njerëzimin në mbarë botën.

“Joe Biden do të jetë presidenti i dytë katolik në historinë e Shteteve të Bashkuara , i pari ishte John F Kennedy”- tha Papa.

Nga ana e tij, Biden shprehu dëshirën për të bashkëpunuar në bazë të besimit të përbashkët në dinjitetin dhe barazinë për të gjithë njerëzit në çështje si kujdesi për të varfërit e braktisur, për krizën e ndryshimit të klimës, dhe për të mirëpritur dhe integruar emigrantët dhe refugjatët në komunitete.