Presidenti Meta: Faleminderit Dibër e Madhe! Malet tona më të larta!

Presidenti Meta falënderon banorët e Dibrës së Madhe për pritjen e ngrohtë dhe për kontributin që ata kanë dhënë gjithë hapësirën shqiptare.

“Dibrën e Madhe kam në zemër, si çdo shqiptar i ndershëm dhe patriot. I gjithë kombi shqiptar është krenar dhe përulet me nderim e mirënjohje për kontributin e shquar të  dibranëve për Lirinë e Pavarësinë e Shqipërisë dhe të Kosovës, si dhe për ndikimin e jashtëzakonshëm në botën e kulturën shqiptare. Duke i falenderuar për pritjen e ngrohtë e vëllazërore shqiptarët e Dibrës së Madhe, solidarizohem me të gjithë bashkëkombasit tanë në Maqedoninë e Veriut, për ta kaluar këtë situatë të vështirë të pandemisë COVID-19, me sa më pak pasoja për shëndetin dhe jetën e tyre. Faleminderit Dibër e Madhe! Malet tona më të larta!”,- shkruan kreu i shtetit në mesazhin e tij.