Presidenti Meta: Ju bashkohem lutjeve të besimtarëve për shërim të shpejtë të Fortlumturisë së Tij Anastas Janullatos dhe Imzot George Frendos

Presidenti Ilir Meta ka uruar për shërim të shpejtë nga koronavirusi, kryepeshkopin Anastas Janullatos dhe Imzot George Frendos.

“Kombi shqiptar krenohet me harmoninë e shkëlqyer ndërfetare, shembull unikal për mbarë njerëzimin” ,shprehet Meta në një mesazh në Facebook.

Ju bashkohem lutjeve të besimtarëve dhe urimit të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, për shërim të plotë dhe të shpejtë të Fortlumturisë së Tij Anastas Janullatos dhe Imzot George Frendos, të prekur nga COVID-19.
Frymëzuese lutjet e Kreut të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu për shëndetin e klerikëve të nderuar të besimit ortodoks dhe katolik.
Kombi shqiptar krenohet me harmoninë e shkëlqyer ndërfetare, shembull unikal për mbarë njerëzimin!

s