Qeveria shqiptare miraton fondin 12 milion dollarë për rimbursimin e barnave anti-Covid, për të gjithë qytetarët

Qeveria shqiptare miraton një fond prej 12 milion dollarësh për rimbursimin e barnave anti-Covid, për të gjithë qytetarët shqiptarë që preken dhe kurohen me ilaçe anti-Covid.

Vendimi është marrë sot në në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave. Relator ka qenë socialisti Anastas Angjeli, ndërsa propozuese për këtë fond ka qenë Ministria e Shëndetësisë.

"Duke parë përshpejtimin e pandemisë, ndikimin e madh që ka, dhe po pritet një dimër i vështirë, ne morëm në konsideratë një çështje shumë jetike për qytetarët shqiptarë, që është futja e paketës së ilaçeve për kurimin nga Covid-19 në paketën e ilaçeve me rimbursim.

Nga përllogratitjet që kemi bërë, kjo është 1.2 miliard lekë që do i shtohen buxhetit të shtetit për të rimbursuar ilaçet për kurim nga Covid-19 për çdo qytetar të Republikës së Shqipërisë që preket dhe kurohet me ilaçet anti-Covid. Ky është një lajm i mirë për shqiptarët, një lajm i mirë dhe për ne, Komisionin tonë të Ekonomisë, që u përpoq bashkë me Ministrinë e Financave për të gjetur zgjidhje për këtë çështje", ka thënë socialisti Anastas Angjeli në Komision.