Radari 22 milionësh në Pukë, Xhaçka: Forcat e Armatosura do të kenë syrin e tyre për vëzhgimin e hapësirës ajrore

SHBA ka bërë një donacion prej 3 milionë eurosh për ndërtimin e radarit në malin e Midës në Pukë. 19 milionë u shtuan nga buxheti i shtetit për radarin e ri për hapësirën ajrore duke e çuar në total 22 milionë investim.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka përmes një postimi në ‘Facebook’, theksoi se me këtë radar apo dhe helikopterët Black Hawk që do të vijnë së shpejti në Kuçovë, do të bëjnë që Forca Ajrore shqiptare të arrijë në një nivel operacionaliteti që s’e ka patur në dekada.

Postimi i plotë i Xhaçkës:

Forcat e Armatosura shqiptare do të kenë syrin e tyre që i mungonte për vëzhgimin e hapësirës ajrore.

22 milion $, 19 prej të cilave nga buxheti i shtetit shqiptar dhe 3 milion donacion i SHBA -se u shpenzuan për ndërtimin e radarit në malin e Midës nga prestigjozët e Lockheed Martin.📡

Me këtë radar, helikopterët Black Hawk që do të vijnë së shpejti, investimin në Kuçovë, apo projektet që lidhen me sistemin ajror mbrojtjes sipas standardeve të NATO, Forca jonë Ajrore arrin një nivel operacionaliteti që s’e ka patur në dekada.🚁