Rama riposton videon e Bashës: Çfarë politike e mjerë!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha duke thënë se këta ëndërrojnë katastrofën, asfiksinë, vdekjen e sa më shumë shqiptarëve dhe timen mundësisht.

Me anë të një postimi në Twitter, kreu i qeverisë ripostoi videon e publikuar nga kryedemokrati dhe theksoi se mos kujtoni se bëj politikë por sipas tij them vetëm të vërtetën e hidhur.

“Kur ju them këta ëndërrojnë katastrofën, asfiksinë, vdekjen e sa më shumë shqiptarëve dhe timen mundësisht, kujtoni se bëj politikë! Jo, them vetëm të vërtetën e hidhur, siç e thotë vetë, kjo video e neveritshme e postuar nga Lulëzim Basha! Çfarë politike e mjerë!“, shkruan Rama.