Sërish rritje të numrit të viktimave nga Covid-19/ 11 persona humbën jetën në 24 orët e fundit

11 persona humbën jetën për shkak të COVID-19 në Shqipëri në 24 orët e fundit, sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Vendi shënoi gjithashtu një rekord të ri infektimesh, me 786 persona ditën e fundit, që e çoi numrin total të infektimeve në rreth 30 mijë, ku 657 qytetarë kanë humbur jetën.

Ndërkohë janë shëruar 349 persona, duke e çuar numrin e të shëruarve 14,565 që nga fillimi i epidemisë.

Viktimat janë një 51 vjeçar dhe 64 vjeçare nga Shkodra, dy 62 vjeçar një nga Kavaja dhe një nga Vlora, një 65 vjeçar nga Kruja, një 69 vjeçar nga Berati, një 71 vjeçare nga Lushnja, një 74 vjeçar dhe një 75 vjeçar nga Fieri, një 81 vjeçare nga Gramshi, një 81 vjeçar nga Tirana.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 424 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 4 të intubuar.

Qyteti më i prekur me më shumë se 50% të rasteve është Tirana pasi numëron 7 671 raste aktive. Më pas vjen Fieri dhe Durrës me pak më shumë se sa 1 100 raste secili.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 

379 raste në Tiranë, 71 raste në Gjirokastër, 35 raste në Shkodër,  31 raste në Fier,

28 raste në Krujë, 25 raste në Kavajë, 24 raste në Elbasan, 23 raste në Vlorë, Berat, Sarandë,

20 raste në Tepelenë, 18 raste në Lushnje, 14 raste në Durrës, 10 raste në Bulqizë,

8 raste në Pukë, 7 raste në Kurbin, Lezhë, Mat, Pogradec, 6 raste në Përmet,

4 raste në Delvinë, 3 raste në Korçë, Devoll, Kukës, Mirditë,

2 raste në Malësi e Madhe, Gramsh.

COVID-19 – Statistika (19 Nëntor 2020)

Testime totale                 165,617

Raste pozitive                 30,623

Raste të shëruara           14,565

Raste Aktive                    15,401

Humbje jete                        657

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    7671

Fier                        1178

Durrës                   1176

Korçë                     903

Shkodër                841

Elbasan                 761

Vlorë                     717

Lezhë                    671

Berat                     519

Gjirokastër            463

Kukës                   353

Dibër                    148