Sot regjistrohet rekordi i zi, Konfirmohen 421 raste të reja dhe 7 viktima nga COVID në 24 orë

Këtë të enjte u shënua një tjetër rekord shifrash me COVID ku në 24 orët e fundit u regjistruan 421 të reja nga 1744 testime të kryera.

Betejën me koronavirusin fatkeqësisht e kanë humbur dhe 7 qytetarë të tjerë duke e çuar në 543 numrin total të viktimave.

Aktualisht në të 3 spitalet COVID në Tiranë ndodhen të shtruar 346 pacientë ndërsa betejën me virusin e kanë fituar 118 qytetarë në 24 orët e fundit.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për kufizimin e përhapjes së COVID19, duke u kujdesur për zbatimin e rregullave të higjienës, distancimit fizik dhe ju rikujton domosdoshmërinë për mbajtjen e maskës kudo jashtë shtëpisë.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit të përhapjes së virusit Sars Cov2, rastet e reja dhe situatën në spitalet Covid.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1744 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 421 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

180 raste në Tiranë, 30 raste në Berat, 20 raste në Elbasan dhe Korçë,
15 raste në Kukës, 13 raste në Vlorë, Kavajë, 12 raste në Shkodër,
11 raste në Fier dhe Gjirokastër, 10 raste në Librazhd, Kuçovë,
8 raste në Gramsh dhe Pukë, 7 raste në Skrapar, Devoll, Pogradec, Mallakastër,
6 raste në Kolonjë, Sarandë, Lushnje,
4 raste në Mirditë, 3 raste në Tepelenë, Lezhë,
2 raste në Peqin, 1 rast në Krujë dhe Has.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 118 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11,696 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet Covid, po trajtohen 346 pacientë, 10 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 7 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet Covid: një 58 vjeçare, një 59 vjeçar, një 63 vjeçar, një 78 vjeçar nga Tirana, një 67 vjeçar nga Lushnja, një 70 vjeçar nga Durrësi një 76 vjeçar nga Skrapari, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojne të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit.
Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (5 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore 421
Të shëruar ne 24 orë 118
Të shtruar në spitale 346
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 1744

Testime totale 133,291
Raste pozitive 22,721
Raste të shëruara 11,696
Raste Aktive 10,482
Humbje jete 543

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5299
Durrës 913
Fier 806
Korçë 664
Shkodër 594
Lezhë 456
Elbasan 482
Vlorë 441
Berat 318
Kukës 235
Gjirokastër 172
Dibër 102.