Të gjitha dorëheqjet dhe emërimet në qeverinë dhe lidershpin e Kosovës në 24 orët e fundit...

Për 24 orë, Kosova po përjeton lëvizjet dhe ngjarjet më të bujshme pas luftës.  Katër figura eminente të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) u dërguan në paraburgimin e Dhomave të Specializuara në Hagë. Gjykata Speciale konfirmoi për gjykim akuzat e rënda ndaj ish-shefit politik të UÇK-së, Hashim Thaçit, ish-shefit të shërbimit informativ të UÇK-së, Kadri Veselit, ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimit dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit.

Ish-eprorët e UÇK-së  por dhe ish- liderit politik  që kanë udhëhequr politiken kosovare në 20 vite pas përfundimit të luftës do të përballen me akuza për krime lufte nga Gjykata Speciale e Hages.

Këto zhvillime lënë pas një vakum politik dhe një krize institucionale në jeten politike në Kosovë.

Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqjen e parakohshme nga presidenca për t’ju përgjigjur akuzave për krime kundër njerëzimit që rëndojnë ndaj tij për periudhën e luftës Kosovë-Serbi.

Presidenti i Kosovës njoftoi të enjten se Gjykata Speciale e Hagës ka konfirmuar akuzat porse ai nuk pranon të përballet me tribunalin në pozitën e kryeshtetarit.

Nuk do të lejoj në asnjë rrethanë që para gjyqit të dalë Presidenti i Kosovës. Ndaj për të mbrojtur integritetin e Presidencës së Republikës së Kosovës, të shtetit të Kosovës dhe të qytetarit të Kosovës, duke respektuar partneritetin e bashkësive ndërkombëtare, unë sot jam dorëheqjen nga pozita e Presidentit të Kosovës”, ka thënë Thaçi.

Më 24 prill prokurorët në Dhomat e Specializuara ndërkombëtare bënë të njohura pretendimet ndaj Thaçit dhe disa ish-eksponentëve të UÇK-së për vrasjen, persekutimin dhe torturimin e gati 100 shqiptarëve të Kosovës, serbëve, shtetasve të tjerë dhe kundërshtarëve politikë.

Thaçi si ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të atëkohshme deklaroi se luftuan gjenocidin serb.

Lufta e drejtë për liri mbetet një nga periudhat më të ndritshme të historisë dhe askush nuk mund ta gjykojë, reagoi edhe Qeveria e Kosovës duke dalë në mbështetje të presidentit.

Thaçi kërkoi reflektim qytetar dhe politik në rrethanat e reja ku ndodhet vendi.

Kosova ka qenë viktima dhe Serbia ka qenë agresori. Ndaj kjo situatë e re është një mundësi e re për Kosovën dhe duhet ta shndërrojmë në avantazh për të sotmen dhe të ardhmen e Kosovës. Kjo mund të arrihet duke ruajtur unitetin politik dhe qytetar. Ju lus për maturi, qetësi dhe unitet e bashkim. Të qëndrojmë të bashkuar. Kosova është një shtet i lirë, i qytetarëve të saj pa dallim etnik”, ka thënë ai.

Vjosa Osmani: Hashim Thaçi po e shkel Kushtetutën (Video) – Veriu.info

Kushtetuta e Kosovës parashikon që në rastin e largimit të presidentit, kryetarja e Kuvendit, aktualisht Vjosa Osmani, e ushtron postin e lartë për një periudhë jo më të gjatë se 6 muaj.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë zyrtarisht pozitën e ushtrueses së detyrës së presidentit, pas dorëheqjes së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, pasi ndaj tij u konfirmuar aktakuza nga ana e Gjykatës Speciale në Hagë.

Përmes një njoftimi nga presidenca thuhet se ceremonia e pranim- dorëzimit është bërë në prezencën e stafit të Presidencës dhe kryetares së Kuvendit të Kosovës.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, nenit 90, në rast se Presidenti i Republikës së Kosovës përkohësisht nuk është i aftë për të përmbushur përgjegjësitë e tij, ai mund t’ia kalojë vullnetarisht detyrat e postit të tij Kryetarit të Kuvendit, i cili do të jetë ushtrues i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës.

Sipas Kushtetutës, posti i ushtruesit të detyrës së Presidentit, nuk mund të ushtrohet për një periudhë më të gjatë se gjashtë muaj.

Urdhri i Presidentit për kalimin e përgjegjësive duhet të përmbajë veçanërisht arsyet dhe kohëzgjatjen e kalimit të përgjegjësive, nëse ka njohuri për to. Kushtetuta parasheh se presidenti i Republikës së Kosovës do të rifillojë ushtrimin e përgjegjësive kur të jetë në gjendje t’i ushtrojë përgjegjësitë, dhe kështu Kryetarit të Kuvendit i pushon posti i ushtruesit të detyrës së presidentit.

Po ashtu Liderit të Partisë Demokratikë të Kosovës, Kadri Veselit sot i është konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale në Hagë,

Enver Hoxhaj pas konfirmimit të aktakuzës ndaj Kadri Veselit: Ka vetëm një UÇK që ka bërë luftë të drejtë - GazetaBlic

Përmes një komunikate për media, Veseli ka bërë të ditur se ka marrë vendim që të tërhiqet nga të gjitha aktivitetet publike e politike për aq kohë sa do të gjykohet atje.

“Kjo gjë do të kërkojë angazhimin dhe përqendrimin tim të plotë dhe prandaj kam vendosur që të tërhiqem nga të gjitha aktivitetet publike e politike, për sa kohë zgjatë ky proces. Nuk do të bëj deklarata të tjera publike apo paraqitje zyrtare në Kosovë ndërkohë që procesi gjyqësor vazhdon. Të paktën për momentin, jam një qytetar privat”, thuhet në njoftim.

Me tej , ai ka kërkuar që deri në fund të këtij procesi, ky qëndrim i tij të respektohet nga të gjithë në Kosovë, veçanërisht nga ata të cilët janë të angazhuar në media apo në jetën publike dhe politike.

Pas doreheqjes se tij nga  te gjitha postet politike , Partia Demokratike e Kosovës cakton kryetarin e saj të ri.

Bëhet fjalë për ish ministrin e jashtëm Enver Hoxhaj, i cili ulet në postin e kreut të PDK pas dorëheqjes së Kadri Veselit.

Konfirmimi i akt-akuzës nga Gjykata Speciale bëri që ish kreu i Kuvendit të Kosovës të linte postin e kryetarit të partisë.

Kujtojmë se pas këtyre zhvillimeve Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), parti kjo që është pjesë e koalicionit qeveritar, ka kërkuar që Qeveria të ndërpresë menjëherë të gjitha aktiviteteve që lidhen me procesin e dialogut me Serbinë.

Në një komunikatë, pas mbledhjes së Kryesisë së AAK-së, u tha se duhet të thirret “mbledhje urgjente e Këshillit të Sigurisë së Kosovës - për situatën e sigurisë së përgjithshme si dhe seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, në përkrahje të vlerave të UÇK-së dhe luftëtarëve të lirisë”.

Ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), thotë se Kosova po kalon një situatë të vështirë institucionale, e cila, sipas kësaj partie, që është subjekti më i madh politik në koalicionin aktual qeverisës –kërkon edhe unifikimin e vendime të "përgjegjshme politike dhe institucionale".

Megjithate pavarësisht zevëndësimit të liderve politik, Kosova është në emergjence jo vetem institucionale por dhe kombëtare që kërkon maturi, përgjegjshmëri dhe mbi të gjitha kërkon unitet pertej bindjeve dhe interesave politike.

/argumentum.al

© Argumentum