Vincenzo Del Monaco, kryetari i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri

Vincenzo Del Monaco është kreu i ri i Prezencës së OSBE në Shqipëri. Ai do të zëvendësojë në këtë detyrë z. Bernard Borchardt.

Përmes një postimi në faqen në Facebook, Prezenca e OSBE në vendin tonë na njeh edhe me jetëshkrimin e përfaqësuesit më të ri të OSBE në Shqipëri

“Ai ka shërbyer, për 23 vjet, në shërbimin diplomatik italian. Përpara se t’i bashkohej Prezencës në Shqipëri, ambasadori Del Monaco ishte ambasador i Italisë në Armeni dhe, më parë, ambasador i Italisë në Malin e Zi. Gjithashtu, ai ka shërbyer në Pekin; në Përfaqësinë e Përhershme italiane në Bashkimin Evropian, në Bruksel; si edhe në kabinetin e këshilltarit diplomatik të ish-presidentit të Italisë, Giorgio Napolitano.

Ai u diplomua shkëlqyeshëm nga Universiteti “La Sapienza” i Romës; zotëron diplomën Master i Drejtësisë në Studimet e Larta Ligjore Evropiane nga Kolegji i Evropës në Bryzh; si edhe një diplomë nga École Nationale d'Administration.

Vincenzo Del Monaco, ambasadori i ri i OSBE në Tiranë – Gazeta Koha Jone

Ambasadori Del Monaco mban titullin e Urdhrit të Meritës (Commendatore) të Republikës së Italisë, titullin Kalorës të Legjionit të Nderit francez dhe Urdhrin e Flamurit Malazez të rangut të dytë.

Ai flet italisht, anglisht dhe frëngjisht. Ai është i martuar dhe ka tre fëmijë”, thuhet në njoftimi e prezencës së OSBE