Yuri Kim uron Marinsat e SHBA për 245-vjetorin e themelimit: Gëzuar ditëlindjen, marinsa! Gjithnjë besnikë!"

Në mbarë botën, Korpusi i Marinsave të Shteteve të Bashkuara feston ditëlindjen çdo 10 nëntor me ballon tradicionale dhe ceremoninë e ndarjes së tortës, njoftoi sot Ambasada amerikane në Tiranë.

Ambasada bëri të ditur në Fb se "edhe pse nuk kishim mundësi të organizonim ballon e marinsave këtë vit, ne festuam ditëlindjen e 245-të të Korpusit të Marinsave me të njëjtin solemnitet dhe gëzim. Ambasadorja Yuri Kim iu bashkua Marinsave në Kopshtin e Trëndafilave të Ambasadës për ceremoninë e prerjes së tortës dhe "mundësinë për të nderuar burrat dhe gratë e forcës sonë më legjendare luftarake".

Duke iu drejtuar Marinsave, Ambasadorja Kim tha se "ju jeni forca e vijës së parë që na mbron ... ju jeni miqtë dhe kolegët besnikë me të cilët ne përfaqësojmë me krenari vendin tonë ... Ju jeni më të mirët dhe më trimat që Amerika ka për të ofruar, dhe të gjithë ne jemi krenarë që ju bashkohemi në festimin e sotëm në nderin tuaj. Gëzuar ditëlindjen, marinsa! Gjithnjë besnikë!"