Zaev: Kështu është kur maqedonasit, shqiptarët, turqit luajnë së bashku … nën të njëjtin flamur

“Është një gëzim i madh që përmbyti tërë vendin mbrëmë.Këtë gëzim e sollën heronjtë e futbollit maqedonas të cilët lanë zemrat e tyre në fushë në Tbilisi dhe sollën një fitore që historia maqedonase nuk e mban mend deri më tani, me të cilën ekipi kombëtar i futbollit maqedonas do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian të Futbollit.

Në të gjithë vendin, të gjithë qytetarët e Maqedonisë ndajnë gëzimin e suksesit të ekipit kombëtar të futbollit.

Një gol për të gjithë, një fitore për të gjithë!

Kështu është kur maqedonasit, shqiptarët, turqit luajnë së bashku … në të njëjtat fanella, nën të njëjtin flamur për atdheun e përbashkët. Kjo tregon se vetëm së bashku mund të kemi një për të gjithë, të gjithë për një.

Unë dhe Zëvendës Kryeministri i Parë Artan Grubi jemi këtu për të ndarë gëzimin dhe për t’ju treguar nderin dhe për të njoftuar se në emër të Qeverisë dhe qytetarëve, të gjithë anëtarët e ekipit kombëtar të futbollit do të shpërblehen me 10,000 euro secili”,është shprehur Zaev. (INA)