Zaev: Bullgaria ka shkelur Nenin 2 të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me RMV

Në mbledhjen në nivel të ambasadorëve KOREPER, në të cilën u shqyrtua korrniza negociuese, sot është shkelur neni 2 i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe e kemi bllokadën e parë. Kjo nuk do të thotë se shanset janë humbur, vijojnë edhe dy mbledhje në nivel të ambasadorëve, pas së cilës do të vijojë mbledhja ministrore (GAK) më 17 nëntor, deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev në përgjigje të pyetjes së gazetarëve për qëndrimet e Bullgarisë se nuk do të japë dritë të gjelbër për korrnizën negociuese.

Neni 2 i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Bullgarinë tregon në mënyrë shumë më të përpiktë se si Bullgaria do ta mbështesë Maqedoninë e Veriut në integrimet e saj në Bashkimin Evropian. Dhe definitivisht sot është shkelur ai nen. Ne asgjë nuk shkelëm nga Marrëveshja me Bullgarinë, përkundrazi implementuam edhe personalitete dhe jemi të gatshëm t’i shpallim procesverbalet deri tani, dhe me të vërtetë kjo është ndjenja e parë e pakëndshme që na ndodh, por besoj se është porosi të përshpejtohen vendimet në të cilat bisedohet midis dy grupeve të punës të udhëhequra nga ministrja e Punëve të Jashtme”, theksoi Zaev.

Sipas kryeministrit ky është sinjal i pakëndshëm dhe do të thotë se është bllokuar faza e parë në miratimin e korrnizës negociuese të Maqedonisë së Veriut për inkuadrim në BE.