Zvicra financon rinovimin e shtëpive në Shqipëri: Ministri i Jashtëm Cassis viziton statusin e projekteve

Gjatë vizitës zyrtare në Tiranë më 22 dhe 23 Nëntor 2020, Ministri i Jashtëm Ignazio Cassis u takua me Kryeministrin Edi Rama, me Ministrin e Jashtëm në Detyrë Gent Cakaj dhe Presidentin Ilir Meta. Bisedimet u fokusuan tek përkushtimi i Zvicrës në Shqipëri, Kryesia e Shqipërisë në OSBE dhe kandidaturat e dy vendeve për në Këshillin e Sigurisë së OKB. Në kuadër të 50 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike dypalëshe, kreu i Departamentit të Punëve të Jashtme (FDFA) nënvizoi miqësinë e gjatë midis Zvicrës dhe Shqipërisë.

 Zvicra dhe Shqipëria kanë mbajtur marrëdhënie diplomatike dhe lidhje të ngushta dypalëshe për një gjysëm shekulli. Dy vendet vendosën marrëdhënie diplomatike zyrtarisht në 1970, dhe Zvicra hapi ambasdën e parë në Tiranë në 1992. Për Z. Cassis, ky 50 vjetor ishte arsye për të festuar. "Jam jashtëzakonisht i kënaqur që mund ta shënoj këtë përvjetor me një vizitë. 50 vjet marrëdhënie diplomatike; një gjysëm shekulli lidhje miqësore. Këta 12 muaj të fundit kanë treguar fuqishëm solidaritetin tonë ndaj njëri-tjetrit.

Pas tërmetit shkatërrues të vitit të kaluar Zvicra dërgoi ndihmë humanitare brenda ditës. Dhe kemi punuar ngushtësisht gjatë pandemisë së COVID-19."

Takime me ministrat dhe vizite kortezie me presidentin

Në axhendën e takimeve ishin çështjet politike dhe sociale, ekonomia dhe arsimi/trajnimi professional. Me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, Z. Cassis gjithashtu diskutoi sfidat e muajve të fundit dhe kryesinë shqiptarë të OSBE-së. Kreu i FDFA theksoi mbështetjen e Zvicrës për kryesinë shqiptare dhe lëvdoi arritjet e saj. Z. Rama shprehu falënderime për bashkëpunimin e mirë dhe përmblodhi temat kryesore të Konferencës Ministrore më 3 Dhjetor 2020.

Me Ministrin në Detyrë Gent Cakaj, Cassis çështje me interes dypalësh dhe situatën politike në Shqipëri dhe ne gjithë Ballkanin Perëndimor. Me Presidentin Ilir Meta, Z. Cassis hodhi vështrimin mbi 50 vite marrëdhënie diplomatike midis Zvicrës dhe Shqipërisë. Që nga 1970 të dy vendet kanë vazhduar të zgjerojnë dhe të forcojnë më tej lidhjet e forta dhe miqësore.

Ndihma humanitare zvicerane në Shqipëri

Cassis e përfundoi udhëtimin zyrtar me nje vizitë në projektin me mbështetje zvicerane për rinovimin e shtëpive të dëmtuara gjatë tërmetit shkatërrues të Nëntorit 2019, i cili i mori jetën mbi 50 njerëzve dhe la 30,000 pa shtëpi. Së bashku me Ministrin e Shtetit për Rindërtim Arben Ahmetaj, Këshilltari Federal Ignazio Cassis shkoi të shihte se si ndihma emergjente nga Zvicra ka ndihmuar rindërtimin.

"Brenda disa orëve pas tërmetit të fortë, një ekip nga Njësia Zvicerane e Ndihmës Humanitare udhëtoi për në Tiranë. Ndërkohë, stafi ynë kish kontaktuar partner të bashkëpunimit dhe autoritetet vendore. Kjo siguoi që ndihma u dorëzuar shpejt aty ku njerëzit kishin më shumë nevojë,” tha Z. Cassis, duke vlerësuar cilësinë e lartë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në këtë kohë të vështirë.

Partnerë afat-gjatë në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar

Zhvillimi i Shqipërisë dhe stabiliteti e vendeve të Ballkanit Perëndimor si dhe integrimi Europian i tyre janë me rëndësi thelbësore për Zvicrën. Zvicra ka qenë aktive në këtë rajon përmes strategjive të bashkëpunimit ndërkombëtar që nga 1995. Shqipëria është një vend prioritar për Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Sekretariatin e Shtetit për Çështje Ekonomike (SECO). Që nga 1996, Zvicra ka investuar rreth CHF 345 million për zhvillimin e Shqipërisë dhe është një nga donatorët më të rëndësishëm krahas Gjermanisë. Këshilltari Federal Ignazio Cassis shprehu vullnetin e Zvicrës pë të vazhduar mbështetjen ndaj Shqipërisë në përpjekjet për reforma dhe theksoi rolin stabilizues të Shqipërisë në Ballkanin Perëndimor. “Jam krenar që jemi në gjendje të mbështetim Shqipërinë në këtë rrugëtim. Zvicra mbështet përpjekjet e Shqipërisë për ndërtimin e strukturave dhe institucioneve demokratike dhe për integrimin e saj në familjen europiane.

/argumentum.al

© Argumentum