Albright: Serbia nuk ka drejtë të vetos, Kosova ka të drejtë të mbrohet

Ish-sekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madeleine Albright ka deklaruar se Kosova duhet të jetë një vend normal dhe se Serbia më nuk ka drejt të vetos.

Albright duke folur në seancën dëgjimore e kongresit amerikan për rekomandimet për Ballkan, ka thënë se Kosova duhet të jetë një vend normal si pjesë e sistemit ndërkombëtar dhe ka drejt për ta mbrojtur territorin e saj.

“Kosova duhet të jetë një vend normal pjesë e sistemit ndërkombëtar dhe t’i respektojnë të gjitha të drejtat ndërkombëtare për ta mbrojtur territorin dhe kjo nuk duhet subjekt i vetos nga Beogradi”, tha Albright.

Albright tha se mbeten si krenari e punës së saj përpjekja për ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë dhe Bosnjë para më shumë se dy dekadave.

Ish sekretarja e shtetit amerikan thotë se kjo ndërhyrje bëri që të ndalet gjakderdhja që po shkaktohej nga Serbia.

“Kanë kaluar më shumë se dy dekada që nga intervenimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës dhe javën e ardhshme do t’i shënojmë 25 vjet nga marrëveshja e Dejtonit, unë besoj se SHBA’të dhe aleatët bën gjënë e duhur për të ndaluar gjakderdhjen dhe kur më pyesin për të arriturat e mija, unë flas për përpjekjet e mija në Bosnje dhe Kosovë”, tha Albright.

Albright tha se beson shumë se presidenti i ri amerikan, Joe Biden ka një alternativë të re për Ballkanin dhe situatën që po kalojnë vendet./rtk