Ambasada e SHBA-së: Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë apo perfekte, por po ecur përpara, hap pas hapi

Ambasada amerikane në Tiranë, përmes një postimi në Twitter, thekson se reforma në drejtësi nuk do të jetë e lehtë, as e shpejtë dhe as perfekte.

Postimi i Ambasadës amerikane në Twitter:

Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë apo perfekte, por është duke ecur përpara – hap pas hapi – dhe duhet të vazhdojë. Shtetet e Bashkuara do të vijojnë të mbështesin me forcë dëshirën e popullit shqiptar për një sistem drejtësie transparent, të drejtë dhe tërësisht funksional.

Falë bashkëpunimit të ngushtë midis Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Presidencës dhe Parlamentit, me këtë emërim në pritje, Shqipëria është vetëm një gjykatës larg nga një Gjykatë Kushtetuese funksionale (funksionaliteti kërkon një kuorum prej 6 gjykatësish nga 9).

Veprimet e tyre u përgjigjen opinionit të Komisionit të Venecias, kërkesave për pranimin në Bashkimin Europian dhe – më e rëndësishmja – kërkesës së popullit shqiptar. Le të ecim përpara – hap pas hapi.